Diplomatët kinezë dhe amerikanë shkëmbejnë mendime mbi Afganistanin

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi të hënën bisedime telefonike me sekretarin e Shtetit Antony Blinken për të shkëmbyer mendime rreth situatës në Afganistan, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

 

Kryediplomati i Kinës tha  se pala kineze dëshiron që të zhvillojë me palën amerikane bisedime mbi situatën në Afganistan për të shmangur një lufte të re dhe katastrofën humanitare.

Pala kineze shpreson se veprimet terroriste do të ndalojnë dhe populli i Afganistanit do të rindërtojë vendin e vet.

Wang u shpreh se Kina dhe ShBA-ja janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe pjesëmarrëse të rëndësishme në sistemin ndërkombëtar bashkëkohor. Të dyja vendet duhet të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat globale, siç pret edhe bashkësia ndërkombëtare. 

Antony Blinken nga ana e tij u shpreh se ShBA-ja e pranon që e ardhmja e Afganistanit duhet të vendoset nga vetë populli afgan dhe u bëri thirrje talibanëve të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve që dëshirojnë të largohen nga Afganistani.

Ai tha gjithashtu se situata aktuale në Afganistan po hyn në një fazë kritike. Talibanët duhet të bëjnë një ndarje të qartë nga të gjitha forcat terroriste dhe të kthehen në rrjedhën kryesore të politikës afgane. ShBA-ja pret që Kina të luajë rol të rëndësishëm në këtë drejtim

Blinkeni u shpreh se është shumë e rëndësishme që ShBA-ja dhe Kina ruajnë kontakte mbi problemet e mëdha ndërkombëtare e rajonale. Ai e pranoi se arritja e bashkëjetesës paqësore midis ShBA-së dhe Kinës është qëllimi i përbashkët dhe shprehu shpresën se të dyja palët duhet të kërkojnë dhe të zhvillojnë bashkëpunimin.

Related posts

Greqia dhe Turqia nuk pranojnë valë afgane të migrantëve

Redaksia

Si ndodhi që teoritë konspirative kundër COVID-19 t’i kushtojnë me jetë shumë njerëzve në mbarë botën?

D V

Kryeministri haitian po akuzohet për vrasjen e presidentit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More