Diplomati i lartë: Bashkëpunim me përfitime të ndërsjella në zgjidhjen e çështjes së detit të Kinës Jugore

nga Xh M

Zëvendësministri i Jashtëm kinez Sun Weidong udhëhoqi një delegacion në Laos për të marrë pjesë në takimet e zyrtarëve të lartë të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe Kinës, Japonisë e Koresë e Jugut, si edhe në Samitin e Azisë Lindore dhe Forumin Rajonal të ASEAN-it nga 7 deri në 8 qershor.
Mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore, Sun Weidong-u theksoi se sfida më e madhe e sigurisë vjen nga jashtë rajonit.
Sun tha se Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt në Detin e Kinës Jugore dhe është e angazhuar për menaxhimin e duhur të mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut e konsultimeve me vendet përkatëse në Detin e Kinës Jugore, në përputhje me “qasjen e dyfishtë”.
Kina po punon gjithashtu me vendet e ASEAN-it për të zbatuar plotësisht dhe efektivisht Deklaratën për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore dhe po nxit aktivisht përparimin e ri në konsultimet mbi Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore, vuri në dukje ai.

Ai theksoi se Kina kundërshton me vendosmëri mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe kundërvënien në kampe, nxitjen e një gare armatimi në rajon nga çfarëdo force e jashtme dhe përdorimin e vendeve të rajonit si mjete hegjemonie dhe vegla gjeostrategjike.
Sipas numrit dy të diplomacisë kineze, ASEAN-i dhe pjesëmarrësit e tjerë shpresojnë për paqe, dialog dhe unitet. Ai bëri thirrje për bashkëpunim me dobi të ndërsjellë dhe zhvillim të përbashkët, duke mbrojtur paqen dhe qëndrueshmërinë e siguruar me vështirësi në Azinë Lindore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More