Diplomatja amerikane Elizabet Alen do ta vizitojë RMV-në

nga Redaksia

Shkup, 14 maj – Nënsekretarja amerikanë për diplomaci publike, Elizabet Alen, nga 12 deri më 20 maj do të qëndrojë në vendet e rajonit – në RMV, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë. Njoftimi është bërë i ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sic thuhet në komunikatë qëllimi I vizitës është të thellohen partneritetet me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të përparohen qëllimet e përbashkëta të SHBA-së për bashkëpunim rajonal dhe integrim evropian.

Maqedonia e Veriut do të jetë vizita e fundit e diplomates amerikane, ku do të takohet me ekspertë për ndikim të huaj malinj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More