Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Diplomoi gjenerata e 16-të në UEJL

Tetovë, 12 shtator – Në Universitetin e Evropës Juglindore, diplomoi gjenerata e 16-të, duke e çuar në 13 200  numrin e studentëve të diplomuar, në 5 fakultete dhe 82 programe studimore. Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti në fjalimin e tij drejtuar absolventëve tha se të rinjtë janë kapitali më i fuqishëm me të cilin Universiteti kontribuon në shoqëri.

“Ju paraqitni kapitalin më të fuqishëm, profesional, intelektual, social, me të cilin ky institucion kontribuon intelektualisht në shoqërinë tonë. S’ka edhe një projekt tjetër më vete, për këto tre dekada nga tranzicioni shoqëror e politik e ekonomik që aq shumë i kontribuoi gjithsecilit individualisht, familjeve tuaja dhe shoqërisë në përgjithësi. Ky kontribut, përpos sakrificave të prindërve tuaj, para se gjithash i dedikohet Bashkësisë Ndërkombëtare por edhe strukturave të kohës që morën pjesë në krijimin e këtij institucioni’- deklaroi ABDYLMENAF BEXHETI – REKTOR I UEJL-së.

Postime të ngjashme

Eurodeputetët drejtuar Shkupit dhe Sofies, largohuni nga debatet historike

N E

Analizë – Drejtësia në RMV-të / Funksionarët amnistohen të tjerët dënohen!

R Zh

Mund të vazhdohet ora policore

N E

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet

N E

Vuçiq emëron Nevena Jovanoviq si ambasadore të Serbisë në Maqedoninë e Veriut

N E

Xhaferi: Kuvendi duhet të zhbllokohet pa kushtëzime dhe ultimatume

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...