Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Disa banka, edhe NLB të interesuara të marrin biznesin e “Eurostandard” me Postën

Shkup, 16 shtator, zhurnal.mk – Pas falimentimit të Bankës Eurostandard, shumë banka mes të cilave edhe NLB Banka, janë të interesuara që të bashkëpunojnë me “Postën”, për qarkullimet pagesore të cilat deri më tani i ka kryer Banka Eurostandard.

Njeriu i parë i NLB Bankës, Antonio Argir shpreson se mungesa e shërbimeve që i ka dhënë “Posta” së shpejti do të kompensohet.

“‘Posta” ka filluar proces të negociatave me bankat. Në kërkesë të tyre përmes Asociacionit bankar të Maqedonisë, shumë banka, mes të cilave edhe ne si NLB banka, kemi shprehur interes për vazhdimin e aktiviteteve për bashkëpunim me “Postën”, deklaroi sot Argir pas nënshkrimit të marrëveshjes me BERZH-in për dy linja kreditore.

Dita e djeshme e parë nga dëmshpërblimi i klientëve të “Eurostandard”, sipas Argir, ka kaluar mirë. Ai mendon se sektori bankar është mirë i organizuar në këtë pjesë.

Vendimi për mbylljen e “Eurostandard” bankës, thotë Argir, është vendim i Bankës popullore dhe besoj në profesionalizmin në këtë vendim.

“Sektori bankar është jashtëzakonisht stabil, lartë i kapitalizuar dhe me besim të madh tek popullata. Në kushte të krizës së Covid-19, kishim pritje shumë pesimiste nga aspekti se personat fizikë do t’i tërheqin mjetet, që e kemi parë shumë herë gjatë krizave politike dhe financiare. Por, kjo nuk ndodhi. Me krizën e cila u shkaktua me “Eurostandard”, tek ne nuk ka kurrfarë komplikimesh të tërheqjes së depozitave”, tha Antonio Argir.

Postime të ngjashme

Masa lehtësuese nga 27 prilli në Maqedoni

N E

Faton Ameti: Bashkëpunimi me MSHA në funksion të rregullimit të profileve deficitare

R Zh

Filipçe takohet me kreun e BFI-së, ja çka u morën vesh

R Zh

Ilire Dauti: Kuvendi bllokohet sepse shumica nuk ka numra, jo nga opozita

R Zh

Analizë / Hartë e re për Ballkanin, Maqedonia do të shndërrohej në teatrin më të përgjakshëm të tragjedisë së re të njohur si “ZGJIDHJA”!

R Zh

LSDM: Apasiev është luftëtar i rrejshëm për të drejtat e punëtorëve

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...