Agjencia Zhurnal.mk

Disa gjykatës “nuk ngopen”, ankohen për uljen e pagave në minimale nga Qeveria

Shkup, 23 prill – Zhurnal.mk – Deri tek Gjykata Kushtetuese ka arritur iniciativë e Shoqatës së Gjykatës me të cilën kërkojnë që Gjykatësit Kushtetues të vlerësojnë nëse vendimi i Qeverisë për t’u paguar paga minimale është kushtetuese apo jo.

Atje tani më është formuar lëndë për pagat minimale të funksionarëve të emëruar ku janë përfshirë dhe gjykatësit pas iniciativës që e ka dorëzuar një person fizik, informon Zhurnal.

Në Këshillin Gjyqësor dje kanë patur seancë, por do të reagojnë pasi të sillet vendimi në Gjykatën Kushtetuese.

“Këshilli Gjyqësor nuk mund të reagojë. Nëse kemi parasysh gjendjen që ndodhet shteti, nga aspekti ekonomik po largohen punëtorë, ne nuk mund të reagojmë dhe të themi se Qeveria nuk ka guxuar të sjellë vendim të tillë. Nuk mund të përzihemi në vendimet e disa gjykatësve të cilët dorëzuan iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese”, thotë Kire Zdravev.

Vendimi që të kontestohet ky vendim i Qeverisë ka ardhur nga shoqata e gjykatësve – Gjykata qytetare në Shkup. Iniciativa është miratuar nga anëtarët e tjerë në shoqatë, ndëras bordi drejtues e ka pranuar njëzëri. Shoqata e Gjykatësve konsideron se Qeveria po përzihet në punën e pushtetit gjyqësor.

Ndryshe pagat e gjykatësve sillen nga 55 deri në 85 mijë denarë. Më datën 11 të këtij muaji, Qeveria solli vendim për t’i ulur pagat në minimale për mbi 2 mijë funksionarë për dy muaj.

Sipas përllogaritjeve, kursimi për shtetin nga kjo ulje, është rreth dy milion euro në muaj./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...