Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Disa hebrenj në Nju Jork e Uashington protestojnë në përkrahje të Palestinë

Në Shtetet e Bashkuara janë mbajtur protesta nga përkrahës të palestinezëve dhe izraelitëve. Kur grupet janë takuar, pati edhe përleshje fizike. Sidoqoftë, vërehej numër shumë më i madh i përkrahësve të palestinezëve në këto tubime.

Sidoqoftë, diçka që bie në sy është prania e disa hebrenjve në tubimet për t’i përkrahur palestinezët.

Siç raporton mediumi britanik, Daily Mail, në fotografitë e publikuara shihen hebrenjtë Haredi, të cilët janë kundër zionizmit.

Pjesëtarë të këtij grupi, të veshur me rroba tradicionale hebreje, u panë duke valëvitur flamuj palestinezë në Uashington dhe Nju Jork. Ata me vete madje kishin marrë edhe disa fëmijë.

Pritet që tubime të ngjashme të ketë në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara edhe të mërkurën, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Aktivistët me flamuj e pankarta në përkrahje të Palestinës e Izraelit i vërshuan rrugët të martën. Tensionet u rritën kur dy grupet u takuan me njëra-tjetrën.

Postime të ngjashme

Arabia Saudite nuk do të pranojë asnjë person nga jashtë për kryerjen e Haxhit këtë vit

Dafina Vidishiqi

COVID-19 në SHBA: 431 të vdekur në 24 orët e fundit

Dafina Vidishiqi

Joe Biden i dhuron Boris Johnsonit një biçikletë me ngjyra të flamurit të Britanisë së Madhe

Dafina Vidishiqi

BE dritë jeshile pasaportës dixhitale të vaksinimit

Dafina Vidishiqi

G7-ta me projekte infrastrukturore kundrejt Kinës

Zekirija Haxhiu

SHBA, 431 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...