Disa lagje në Shkup nesër nuk do të kenë energji elektrike

Shkup, 18 korrik – Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Karposhit, Butelit, Kisela Vodës dhe Shuto Orizarës.

 

Nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 14:00 pasdite të ditës së nesërme (19 korrik), shfrytëzuesit e rrugës “France Preshern” në komunën e Karposhit nuk do të kenë energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes.

Siç informon QRMK, nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 të ditës së nesërme, shfrytëzuesit e rr.”Kozle” nr. 82, 84, 86, 90 dhe 92 në Karposh, dhe në të njëjtën periudhë të ditës nuk do të ketë energji elektrike në një pjesë të rr. “Ho Shi Min”, afër ëmbëltores “Kuvertira”, rr. “Zufer Muhiq”, një pjesë e rr. “Marko Krale” (gjithashtu afër “Kuvertira”) dhe rr. “Andre Mazon” në komunën e Butelit.

Nga ora 09:00 deri në ora 12:00 nesër është paralajmëruar ndërprerje e energjisë elektrike për shfrytëzuesit e rr. “Ivan Koazarev” 45 në Kisela Vodë dhe nga ora 12:00 deri në ora 14:30 për shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Viniçka” në komunën e Shuto Orizarës

Related posts

Borrell takon liderët e Ballkanit Perëndimor në New York, flasin për situatën në rajon

D V

Qyteti i Shkupit vendosi për shitjen e aksioneve të KF Vardarit te pronari i ri

R Zh

Gjorçev: Bullgaria me shkathtësi përdori Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë për të bërë presion

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More