Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Disa mostra nuk na rezultojnë COVID-19”- Zv.ministrja e Shëndetësisë tregon a po diskutohet mbyllja e Shqipërisë pas rritjes së infektimeve

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për masat e reja kufizuese që mund të hyjnë në fuqi për Shqipërinë, ku7 theksoi se nëse nuk zbatohet protokolli, gjobitja është pika e fundit drejt kufizimeve.

Sipas saj po diskutohet për ndryshim dhe kufizim të orës policore, teksa në lojë janë variante të ndryshme.

EUGENA TOMINI: COVID-19 është më shumë se kurrë, me këtë pozitivitet. Edhe Komiteti bëri thirrje për sensibilizim, për zbatim rigoroz të masave. Janë masa të vogla që duhen respektuar.

PYETJA: Po diskutohet rimbyllja e Shqipërisë?

EUGENA TOMINI: Sigurisht që masat, nëse ka qenë një lloj sensibilizimi edhe për maskën, edhe për protokollet e sigurisë, ka qenë marrëveshje ndërgjegjësimi mes strukturave dhe institucioneve monitoruese. Nëse nuk do shihet ky zbatim i protokollit, do të ndërveprohet me gjoba administrative ndaj tyre. Nëse nuk do të kenë efekt, është pika e fundit drejt kufizimeve.

PYETJA: Mund të shkohet tek ndryshimi i orës policore?

EUGENA TOMINI: Mund të kemi kufizim të orës policore, me variante të ndryshme. Përgjigja shëndetësore është në situatë alerti. Pra për t’i shërbyer çdo qytetari që ka nevojë. Peshojnë të dyja krahët.

Teksa ka folur për dyshimet për variantet e reja të COVID-19 që besohet se qarkullojnë në Shqipëri, Tomini thotë se disa mostra nuk rezultojnë COVID-19, prandaj do të dërgohen në Berlin për ekzaminim.

”Që nga momenti i konstatimit të qarkullimit të varianteve të reja, kanë qenë strukturat në shkallë më të lartë alerti. Po dedektohen mostrat tek grupmoshat e reja. Ka indicie, dhe një paketë e mostrave përkundrejt sinjalizimeve u dërgua drejt Berlinit.  Është një teknikë e mirëfilltë laboratorike, ndërkohë që brenda grupeve të COVID-19, duam të dedektojmë COVID-19. Duke qenë edhe predispozitë nuk na rezulton që është COVID-19. E bën mostra të dyshimta. Dhe duhen deleguar në laboratorët ndërkombëtarë. Kemi riinfektime të personave që e kanë kaluar më parë, dhe shfaqen të ngjashëm me të njëjtën klinikë. Mostra të dyshuara janë pjesë e kampionit që delegohen drejt Berlinit. Prekje e grupmoshave të reja, që po zë pjesë sunduese. Mostrat e dyshuara përkundrejt sinjaleve, presim diagnozën.”– tha Tomini.

Postime të ngjashme

Njoftohet data e fillimit të shkollave; Ministrja Evis Kushi tregon programin e nxënësve dhe mësuesve

D V

Rama publikon pamjet nga kisha e Shën Premtes në Lukovë: Gati për të pritur vizitorët

D V

Ambasadorja Kim shkon në Vuno, ia shtron me uzo me banorët e fshatit

D V

Policia kontrolle gjatë natës në rrugët e vendit, pezullohen 10 leje drejtimi dhe vendosen dhjetëra gjoba

D V

Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

D V

Situatë e rëndë në Vlorë, zjarret i afrohen banesave në Dukat të ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...