Agjencia Zhurnal.mk

Disa nga thëniet më të çmuara të Ismail Kadaresë

Në nder të 84-vjetorit të lindjes të Ismail Kadaresë, kolos i plejadës së shkrimtarëve të rrallë që i bëri ballë regjimit komunist dhe lulëzoi në sistemin demokratik, Lajmi.net ka përzgjedhur disa prej thënieve më të veçuara të tij.

– Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë.

– Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!

– Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.

– Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.

– Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.

– Të falësh nuk do të thotë të harrosh.

– Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.

– Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.

– Njeriu në jetë ka nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim.

– Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku i natyrshëm i diktaturave. /Lajmi.net/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...