Shkup, 20 gusht – Shfrytëzuesit nga vendbanimet Studeniçan dhe Moranë do të jenë pa energji elektrike nga ora 5:00 deri në orën 12:00. Nga ora 5:00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë edhe vendbanimet Oreshani, Taor, Novosellë, Pakoshevë, Gumalevë, Tisovicë, Smesnicë, Dejkovec, Dobrinë…
Në periudhën nga ora 8:00 deri në 9:00 dhe nga ora 10:00 deri në 11:00, pa energji elektrike do të jenë edhe disa nga përdoruesit e fshatit Krushopek.
Nga ora 8:00 deri në ora 14:00 do të jenë pa rrymë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Blagoj Muçeto” dhe “Arkitekt Sotir Tomovski” në komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 9:00 deri në 15:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Lovçenska” në komunën e Karposhit.
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat të Qytetit të Shkupit, shkaku për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e punëve të planifikuara në rrjetin shpërndarës nga ekipet e EVN Maqedoni SHA.