Disa po i shiste në shesh, ndërsa shtëpinë e përdorte si magazinë! Policia arreston 47-vjeçarin pasi u kap me mjete piroteknike

nga D. V.

Gjatë ditës së djeshme policia ka sekuestruar 4,333 mjete piroteknike në Shtip, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, fillimisht mjetet piroteknike janë gjetur te një person në sheshin Liria, ndërsa më pas, me urdhër gjyqësor, në banesën e tij u gjetën pjesë të tjera.

“Më 08.12.2025, në orën 20:15, në Shtip, punonjës policie nga SPB Shtip arrestuan M.N. (47) nga Shtipi. Gjatë kontrollit të stendës së tij në sheshin “Liria” në Shtip, policia gjeti dhe sekuestruar 1,340 copë mjete të ndryshme piroteknike. Më vonë, me urdhër gjyqësor, u krye kontroll edhe në shtëpinë e tij, ku u gjetën edhe 2,993 copë mjete të tjera piroteknike. Personi mbetet i ndaluar në stacionin policor dhe rasti është raportuar tek prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More