Agjencia Zhurnal.mk

Disa shqiptarë marrin iniciativë për ta ndihmuar çiftin zviceran

Qytetarët kanë nisur të mbledhin të holla për ta ndihmuar çiftin e dëmuar zviceran.

Loredana Zefi është akuzuar se ka mashtuar një çift zviceran së bashku me vëllain e saj, shkruan lajmi.net.

Petra dhe Hans pretendojnë se Loredana ua mori 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.

Me këtë rast për ta ndihmuar palën e dëmtuar sipas “20minuten” kanë dalur disa vullnetarë të cilët kanë shprehur gatishmëri.

Blogeria Fatjonë Krasniqi së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, kanë marrë iniciativë për të filluar një fushatë donacioni për Petrën.

“Së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, ne vendosëm të fillonim një fushatë donacioni për Petrën” ka thënë 23 vjeçarja.

Ky grup blogeresh kanë dashur të tregojnë se shumë shqiptarë u distancuan nga veprimet e paligjshme.

Edhe një çift tjetër zviceran kanë shprehur gatishmëri për ta ndihmuar çiftin që dyshohet se e ka mashtuar reperja Loredana Zefi. Siç shkruan në “20minuten” ata janë prekur shumë nga ky rast.

Ajo thotë se Petra kishte zemër të madhe dhe u besoj atyre njerëzve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...