Këtë vit, YouTube shënon 20 vjet që prej themelimit, duke u bërë platforma kryesore për shpërndarjen e videove në internet.
Sipas të dhënave më të fundit të kompanisë, çdo ditë ngarkohen rreth 20 milionë video të reja dhe publikohen mbi 100 milionë komente — një rrjedhë e pandalshme përmbajtjeje, përcjell Telegrafi.
Dhe mes këtij fluksi të pafundëm, platforma ka pasur një ndikim edhe në botën automobilizmit.
Me një klikim të vetëm, “spektaklet” u kthyen nga ngjarje të vogla në fenomene globale.
Teksa YouTube shikon përpara drejt kapitullit të ardhshëm, adhuruesit dhe krijuesit marrin një moment për të festuar dy dekada plot momente të paharrueshme automobilistike — dhe miliona të tjera që priten të vijnë.