Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Diskriminim etnik gjatë punësimit, përkatësia etnike e rëndësishme për të fituar kolltuk shtetërorë

Zhurnal Ads

Shkup, 20 tetor – Për vend pune në administratën shtetërore qytetarët janë të imponuar që ta ndryshojnë përkatësinë e tyre etnike. A ekziston me të vërtetë në vendin tonë një praktikë e tillë? Vlerësimet janë të ndryshme. Një pjesë thonë se ekziston diskriminimin në bazë etnike gjatë punësimit.

 “Diskriminim në marrëdhëniet e punës, po ka, është një prej llojeve më të shpeshta të diskriminimit”, tha Gordana Siljanovska – deputete e VMRO-DPMNE-së.

Siljanovska hedh poshtë çdo mundësi për diskriminim në bazë etnike në kompanitë private. Atje siç thotë ajo, nuk duhet të ekzistojë diçka e tillë, por megjithatë sipas deputetes kjo gjë ekziston në institucionet shtetërore.

 “Në çfarë gjendje janë sjellë njerëzit, kjo është çështje themelore. Që të mund të realizojnë të drejtën tyre të garantuar me kushtetutë, e drejta e punës në përputhje me nenin 9 të Kushtetutës, sipas së cilit të gjithë janë të barabartë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ata duhet ta ndryshojnë statusin etnik që të mund ta realizojnë atë të drejtë. Duhet thellë të mendohet për këtë”, theksoi Gordana Siljanovska – deputete e VMRO-DPMNE-së.

Kriter themelor për realizimin e të drejtës për vend pune duhet të jetë profesionalizmi, theksoi Siljanovska.

Qëndrim të njëjtë ka edhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska.

 “Për ne, të gjithë qytetarët janë të barabartë, pavarësisht për cilën bazë të diskriminimit po flasim”, potencoi Jagoda Shahpaska – Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Që të tejkalohet praktika e tillë, kryetari i Komisionit për çështje evropiane Arbër Ademi, theksoi se duhet të sillen zgjidhje të reja ligjore.

Një nga format më të theksuara të diskriminimit të cilat i përmendin organet relevante janë: Diskriminimi ndaj romëve, Diskriminimi ndaj Komuniteti LGBT, Diskriminimi i personave me nevoja të veçanta dhe femrave. Fenomenet e tilla e imponojnë urgjencën për sjelljen e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, i cili tani është në debat publik.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

LSDM: Në 75 komuna do të realizohen 99 projekte të rëndësishme infrastrukturore në vlerë prej 35 milionë eurove

T E

VMRO-DPMNE: Filipçe dhe Zaev janë rreziku numër një për shëndetin e qytetarëve

E.E.

Për gjashtë muaj vazhdohen masat e përforcuara për mbrojtje nga emigrimi ilegal

E.E.

Qeveria publikon listën e kompanive që kanë marrë ndihmë por nuk ua kanë dhënë punëtorëve

R ZH

Kapacitetet spitalore, MSH: Vetëm edhe 80 shtretër janë të lirë

T E

Shkupi, Tetova dhe Kumanova me ajrin më të ndotur në mëngjes

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...