Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Diskriminohen arsimtarët e Haraçinës, nuk u paguhet mundi që punuan dy turne

Shkup, 21 prill – Zhurnal – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) me një veprim të saj së fundmi ka diskriminuar punonjësit arsimor në komunën e Haraçinës, të cilët kanë punuar dy turne, nga shkaku i situatës së krijuar me pandeminë Kovid-19, shkruan Zhurnal.mk.

Ata kanë marrë një përgjigje zyrtare që kryetarja e komunës ua ka dhënë arsimtarëve në shkollat e kësaj komune, të cilët kanë kërkuar mjetet që u takojnë në bazë të punës së kryer.

“Ju informojmë se komuna e Haraçinës, deri tani nuk ka marë finansim ose udhëzim shtesë nga MASH për këtë qëllim. Gjithashtu komuna e Haraçinës ju informon se mjetet të cilat i mer nga bllok dotacionet për arsimin fillor ballafaqohet me probleme të mëdha në mbulimin e nevojave themelore të shkollave fillore, energjia elektrike, naftë, artikuj higjienik. Dhe si pasojë nuk kemi mundësi finansiare të aprovojmë paga shtesë për mësimdhënësit të klasave të para, të dytë dhe të tretë”, shkruan në përgjigjen që arsimtarët kanë marrë nga komuna.

Punonjësit arsimor të cilët kanë punuar dy turne nëpër komunat tjera kanë marrë kompenzimin shtesë, por kjo nuk ka ndodhur me haraçinasit.

Pas kësaj përgjigjeje, arsimtarët i janë drejtuar Zhurnalit për përkrahje në tejkalimin e këtij diskriminimi që po u bëhet nga MASH-i..

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...