Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Diskutim për sëmundjet e rralla me iniciativë të bashkëshortes së presidentit Pendarovski

Shkup, 27 shkurt – Me iniciativë të bashkëshortes së presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgievska, e me rastin e Ditës së sëmundjeve të rralla, sot u organizua diskutim me temë “Gjendja dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale për personat me sëmundje të rralla”.

Në fjalimin e saj në ngjarje hibride interaktive, siç kumtuan nga Kabineti i presidentit të shtetit, Gjorgievska theksoi se për personat me sëmundje të rralla dhe familjet e tyre, jeta me sfida është luftë e përditshme, e cila shpesh here është e shoqëruar edhe me luftën me paragjykime, stigmatizim dhe izolim social.

“Pacientët me sëmundje të rralla dhe familjet e tyre janë shembull për guxim. Ata meritojnë qasje të barabartë deri te shërbimet shëndetësore dhe sociale, plotësimin e nevojave të tyre dhe shmangien e problemeve për pjesëmarrje të tyre të tërësishme në shoqëri”, potencoi Gjorgievska.

Duke theksuar se nevojitet miratimi i Strategjisë për sëmundje të rralla, Gjorgievska ka theksuar se miratimi i saj do të mundësojë përfshirje sistematike të sëmundjeve të rralla në zgjidhjet e reja ligjore, e me këtë do të lehtësohet zbulimit të diagnozës së hershme, terapie me kohë dhe ndjekja e vazhdueshme e pacientëve me sëmundje të rralla.

Siç qëndron në kumtesë, në onllajn debatin kanë marrë pjesë disa organizata qytetare për sëmundje të rralla, të cilët kanë parashtruar aspekte të ndryshme të sfidave, me të cilat ballafaqohen personat me sëmundje të rralla dhe pikëpamje të tyre për ndërmarrjen e hapave të mëtejshme për përmirësimin e kushteve për përfshirje të tyre më të lehtë në jetën shoqërore.

Dita e sëmundjeve të rralla për të 14-tën herë shënohet në botë në koordinim me EURORDIS, ndërsa në vendin tone për here të pare u shënua me ngjarje në vitin 2012, të organizuar nga ana e shoqatës së qytetarëve për sëmundje të rralla “Jeta me sfida” dhe prej atëherë çdo vit mbahen ngjarje për ngritjen e ndërgjegjes te opinioni më i gjerë dhe marrësit e vendimeve për sëmundje të rralla dhe ndikimi i tyre ndaj jetës së pacientëve.

Postime të ngjashme

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë me implementimin e qarkullimit – transport i shpejtë me autobusë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...