Maqedoni

Dislokimi i bastoreve, LSDM-VMRO-DPMNE heshtin se a do të votojnë Ligjin!?

Zhurnal Ads

Shkup, 21 shtator – Një ndër pikat për formimin e koalicionit qeveritar ishte edhe ligji për dislokimin e lojërave të fatit nga objektet fetare, shkolla si dhe çerdhet.

Këtë sot e shpalosi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Osmani tha se ky ligj është në të mirë të zhvillimit shoqëror.

“Ka marrëveshje në Qeveri, për një ligj i cili do dislokon lojërat e fatit nga disa pika të rëndësishme për zhvillimin shoqëror të fëmijëve dhe jetën e njerëzve kryesisht këto janë shkollat dhe objektet fetare.

Por e keni dhe kjo është pjesë e marrëveshjes së arritur për formimin e Qeverisë”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Dje nga Lëvizja Anti Bixhoz thanë se nuk është hera e parë që ky ligj do të iniciohet.

Ata thonë se në fillim të këtij viti kishte një inicim të tillë por disa prej partive nuk shprehën interesim që të votojnë ligjin.

 “Ne nga Lëvizja Anti Bixhoz e përshëndesim deklaratën e Ministrit te Financave për sjelljen e ligjit për lojërat e fatit. Nga ana tjetër me te drejte e përkujtojmë ministrin në fjalë se me 22 shkurt ishte iniciativa e njëjtë dhe ky ligj duhej te kaloje në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ishte koha shumë e freskët pas vrasjes se dy të rinjve gjate plaçkitjes në një kazino në Vizbeg. Më konkretisht në atë kohë deputetet e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së rrinin nëpër korridoret e Kuvendit për të mos bërë kuorum në këtë komision, më sakte ishin kundër sjelljes se këtij ligji, çka ndodhi në të vërtetë”, thonë nga Lëvizja Anti-Bixhoz.

Pyetëm edhe deputetë të LSDM-së por nuk dhanë përgjigje se a do ta votojnë ligjin.

Të njëjtën e bënë edhe nga partia e VMRO-DPMN-së. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili është zotuar se do të iniciojë një ligj për zgjidhjen e këtij problemi, ende nuk ka dhënë më tepër detaje kur do të arrijë kjo nismë në Kuvend. 

Postime të ngjashme

Për gjashtë muaj vazhdohen masat e përforcuara për mbrojtje nga emigrimi ilegal

XH,I

Zaev shkon në Sofje të takojë Borisovin

T E

Parlament, s’ka konsensus për votim “online”

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...