Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Dita 4, vijon vaksinimi masiv, Manastirliu: Javën tjetër nis lëvrimi i dozave të Pfizer

Tiranë – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër mëngjesin e sotëm fillimin e procesit të vaksinimit të të moshuarve në sheshin “Skenderbej”. Manastirliu ka bërë me dije se brenda muajit prill do të vijnë edhe 20 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Presim nga kontrata me kompaninë Pfizer të kemi sërish përgjatë muajit prill rreth 20 mijë doza. Brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para, e më tej deri në datë 19 prill 20 mijë doza. Ndërkohë që presim që të lëvrohen edhe sipas kalendarit të lëvrimit dhe pjesa tjetër e dozave Sinovac”, bëri me dije Manastirliu.

Duke falenderuar ekipet e vaksinatorëve për punën e mirë që po bëjnë, Manastirliu tha se jemi përgatitur për të rritur numrin e vaksinimeve.
“Të gjithë ekipet tona të vaksinatorëve po bëjnë një punë shumë të mirë. Fakti që për tre ditë radhazi kemi kryer mbi 50 mijë vaksinime tregon që kapacitetet tona janë të mjaftueshme. Por sigurisht jemi përgatitur që të rrisim numrin e vaksinimeve nëpërmjet kapaciteteve tona të burimeve njerëzore, të cilat tashmë i kemi trajnuar dhe i kemi futur edhe në forcë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se procesi i vaksinimit do të vijojë në qendrat e përqendruara por edhe qendrat shëndetësore kudo në vend do të vijojnë këtë proces kaq të rëndësishëm dhe jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 119,321 vaksinime.

Postime të ngjashme

Rama në France 24: Presim dritën jeshile për negociatat

Lea Muslija

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...