Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

nga Redaksia

3 Maji është caktuar si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Me këtë rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, do të mbajë një diskutim për sfidat e ruajtjes së standardeve profesionale dhe kodit të etikës gjatë raportimit duke filluar nga ora 11:00.

Diskutimi mbahet në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar, ku aktualisht është edhe e hapur ekspozita e karikaturave për Lirinë e Medias të Ambasadës holandeze në Kosovë.

Në raportin vjetor të Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij” për vitin 2023, Kosova është ngritur për pesë vende, saktësisht në pozitën e 56 në krahasim me vitin 2022, kur renditej në pozitën 61.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More