Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin 2021: Tema, rëndësia dhe gjithçka që duhet të dini

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin shënohet në 2 prill, çdo vit për t’i bërë njerëzit të kuptojnë dhe pranojnë njerëzit me autizëm, të nxisin mbështetjen në mbarë botën dhe të frymëzojnë njerëzit. Është një ditë që përhap mirësinë dhe vetëdijen për autizmin.

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB për 2021 është: Ndërsa ne punojmë së bashku për të rimarrë veten nga pandemia COVID-19, një qëllim kryesor duhet të jetë ndërtimi i një bote më gjithëpërfshirëse dhe më të arritshme që njeh kontributet e të gjithë njerëzve, përfshirë personat me aftësi të kufizuara.

Kriza ka krijuar pengesa dhe sfida të reja. Por përpjekjet për të ringjallur ekonominë globale ofrojnë një mundësi për ta bërë diversitetin, përfshirjen dhe barazinë një realitet.

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin 2021: Tema

Shënimi i Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin 2021 do të trajtojë këto çështje përmes një ngjarjeje virtuale që do të përfshijë diskutime të moderuara në panel me individë në spektrin e autizmit të cilët vetë kanë përjetuar sfidat dhe i kanë parë këto mundësi të reja në tregun e punësimit. Ndërkaq, edhe në vendin tonë udhëheqësit e shtetit do të presin në takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, duke përfshirë prindër dhe fëmijë me autizëm.

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin: Historia

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli unanimisht 2 prillin si Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin për të nënvizuar nevojën dhe për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me autizëm në mënyrë që ata të mund të bëjnë jetë kuptimplotë si një pjesë integrale e shoqërisë. Në vitin 2008, Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara hyri në fuqi, duke riafirmuar parimin themelor të të drejtave universale të njeriut për të gjithë.

Çfarë është autizmi?

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit neurologjik i karakterizuar nga deficite në komunikimin shoqëror dhe gjuhësor, si dhe sjellje të përsëritura dhe interesa të kufizuara. Disa janë shumë të dobët në të menduarit e tyre njohës, ndërsa të tjerët janë jashtëzakonisht të talentuar.

Postime të ngjashme

Organet pa të cilat mund të jetojmë

Dafina Vidishiqi

Si kufjet mund të dëmtojnë ngadalë dëgjimin, me kalimin e kohës!

Dafina Vidishiqi

Ndikimi i temperaturave të larta në shtypjen e gjakut

Dafina Vidishiqi

Vetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës/ Mënyra natyrale në shtëpi

Lea Muslija

Koreja e Jugut do t’i përziejë dy vaksina të ndryshme për shkak të vonesës në furnizim

Lea Muslija

Tymosja e tepruar e marihuanës ju bën ‘dështak’

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...