Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Shëndetësi

Dita Botërore e Shëndetit, çmim special nga SHMM për Shoqatën e Infektologëve të Maqedonisë

Shkup, 7 prill – Zhurnal.mk – Çmimin special nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë – 7 Prilli, e fitoi Shoqata e Infektologëve të Maqedonisë për secilin infektolog në linjat e para të luftës me pandeminë me Kovid-19.

Prof.dr. Elena Trajkovska Dokiq, prof.dr. Sashko Jovev, primarius dr. Gordana Kuzmanovska dhe primarius dr. Elizabeta Zafirovska, janë fitues të kartës “Trifun Panovski”.

“Sot është 7 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Shëndetit. Për fat të keq festimi dhe urimet rreth kësaj date janë mbuluar me vellon e zymtë të pandemisë Kovid-19 dhe Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë e cila hyn në 76 vjetorin e ekzistimit të saj duhej t’i modifikonte detyrat dhe veprimtaritë e saja”, njofton SHMM.

I falënderojnë mjekët dhe personelin shëndetësor për përpjekjet në luftën kundër pandemisë.

“Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë shfaq respekt dhe falënderim për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët janë të përfshirë në luftën me Kovid-19 dhe porosia dhe lutja jonë për ju kolege dhe kolegë të nderuar, vazhdoni të investoni në përpjekje mbinjerëzore në luftën kundër pandemisë, keni kujdes për shëndetin tuaj dhe të më të afërmve juaj në punën tuaj profesionale sepse ju jeni ruajtës së shëndetit të secilit individ në shtetin tonë”, theksojnë nga SHMM-ja.

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...