Agjencia Zhurnal.mk

Dita botërore e turizmit: Pandemia e dëmtoi rënd sektorin e turizmit

Shkup, 27 shtator – Sektori i turizmit ka pësuar humbje të mëdha gjatë kohës së pandemisë dhe poqese shteti nuk ndihmon me subvencione shtetërore, turizmi, biznesi dhe gastronomia do të gjenden në kollaps total, thanë përfaqësuesit e sektorit privat në shënimin e ditës botërore të turizmit. Kërkojnë një strategji të re që do të përfshinte nevojat e turizmit sipas gjendjes aktuale.  

“Nëse vazhdon pandemia dhe kjo tempo , sektori privat, sektori ynë si turizëm dhe gastronomia me të vërtetë do ta përjetojë fundin. Qëllimi i kësaj konference është të hapen diskutimet, të qartësohen problemet dhe t’i qasemi vendimeve të shpejta  me masa që do të japin zgjidhje afatshkurte dhe afatgjate,  prej të cilave sektori ynë do të ketë benefit”.“Nevojiten politika të shpejta  dhe intervenuese  në përkrahjen  e subvencionimit  të sektorit, e dyta,  nevojiten ndryshime sistematike  në strastegjinë  në isntitucion të caktuar  që do të mundësonte kushte më të mira për funksionimin e sektorit dhe e treta,  përpunimi i një ligji komplemetar që do ti bashkonte të gjitha segmentet nga puna e sektorit të turizmit”.      

Sektori i turizmit ka qenë një nga sektorët më të goditur prandaj është paraparë përkrahje për këtë sektorë edhe në pakon e katërt qeveritare bëri të ditur kryemisnitri Zoran Zaev.                                                                             

“Për përkrahjen e sektorit të rurizmiot si një nga më të goditurit nga kriza kemi caktuar masën kthimin e taksës turistike për vitin 2019. Ato janë 4 mijë e 740 subjekte që kanë organizuar bujtje në vitin 2019të cilëve do tu kthehen 2 milion euro sa ishte taksa turistike atë vit. Kur jemi te sektori I turizmit me këtë pako e sjellim edhe masën grante për agjencitë turistike pasi me të vërtetë ishin të goditura drejtpërdrejtë. Shrytëzues të kësaj mase do të jenë 500 agjenci turistike në vend, ndërsa vlera e sajë arrinë në 1,9 miljon euro, do të japim grante prej 3 deri në 7 mijë euro për të gjitha agjencitë turistike në mvarësi prej numrit të personave të punësuar dhe  qarkullimin e përgjithshme të vitit 2019 dhe mvarësisht nëse janë bartës të licencës A apo B”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.                                            

Poashtu pjesë e masave për përkrahjen e sektorit të turizmit është edhe sigurimi I rrogës për 150 udhëheqësit turistik të cilëve për mujad tetor nëntor dhe dhjetor të cilëve do tu paguhet bruto paga prej 21 mijë e 776 denarësh. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...