Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Dita Botërore kundër SIDA-s, Manastirliu nxjerr shifrat e të infektuarve

Zhurnal Ads

Në Ditën Botërore Kundër Sida-s, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook, shkruan se është garantuar terapia e plotë e mjekimit për çdo të prekur me HIV-AIDS.

“Edhe në këtë vit të vështirë, kemi garantuar terapinë e plotë të mjekimit për çdo të prekur me HIV-AIDS, nën kujdesin shembullor të ekipeve tona mjekësore, që nuk e kanë ndalur trajtimin për asnjë moment, pavarësisht situatës së pazakontë të epidemisë. Shqipëria vijon të ketë prevalencë të ulët, falë përpjekjeve të pareshtura për të mbajtur nën kontroll infeksionin HIV”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Në Shqipëri raportohen 1387 raste me infeksionin HIV, ndërkohë që gjatë vitit 2020 deri në këtë periudhë janë raportuar 81 raste. 667 të prekur po trajtohen me terapinë me anti-retrovirale falas, kurse 65 pacientë kanë filluar terapinë me ARV këtë vit

Postimi

Edhe në këtë vit të vështirë, kemi garantuar terapinë e plotë të mjekimit për çdo të prekur me HIV-AIDS, nën kujdesin shembullor të ekipeve tona mjekësore, që nuk e kanë ndalur trajtimin për asnjë moment, pavarësisht situatës së pazakontë të epidemisë.

Shqipëria vijon të ketë prevalencë të ulët, falë përpjekjeve të pareshtura për të mbajtur nën kontroll infeksionin HIV.

Jemi të vendosur të garantojmë shërbimin shëndetësor për këdo që ka nevojë, megjithë situatën e vështirë të epidemisë që po përballon sistemi ynë shëndetësor.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ngjarje tragjike në Berat! Darkoi me familjen, më pas piu fotoksinë dhe ra të flinte. Babai i dy fëmijëve i jep fund jetës

admin

Koronavirusi i merr jetën drejtorit të Bashkisë së Tiranës

admin

Serbia “të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”

T E

Vrau hasmin e Çapjas dhe të atin, Olsi Leku i dyshuar dhe për një tjetër vrasje në Elbasan

admin

Zjarr në Kryevidh të Rrogozhinës, digjen hektarë ullishtesh, flakët mbërrijnë tek varrezat e fshatit

admin

Pse hakerat sulmojnë Shërbimin Informativ Shtetëror?

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...