Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dita botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin

Shkup, 2 prill – Zhurnal.mk – Me vrapim simbolik në Kejin e Vardarit, sot do të shënohet dita botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin. Ngjarja është organizuar nga ana e Shoqatës “Xixëllonja e kaltër” dhe “KoRЯunners”.

Dy prilli si ditë botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin shënohet prej vitit 2008, me propozim të shtetit të Katarit, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Prej atëherë, në të gjitha vendet anëtare në këtë ditë organizohen ngjarje të cilat kanë për qëllim ta kahëzojnë vëmendjen drejt çrregullimit nga spektri I autizmit dhe sfidat me të cilat përballet ky grup I qytetarëve dhe familjet e tyre.

Qëllimi është të dërgohet porosi se personat me autizëm janë anëtarë të barabartë në shoqëri dhe duhet t’u mundësohet të marrin pjesë në të gjitha sferat e jetës sonë shoqërore, përfshirë edhe sportin.

Shoqata “Xixëllonja e kaltër” merr pjesë në mënyrë aktive në ngritjen e vetëdijes dhe nivelin e trajtimi të fëmijëve dhe personave me çrregullim nga spektri I autizmit në shtetin tone. Për atë qëllim, në periudhën që vijon, shoqata do të mundësojë konsultime pa pagesë dhe mbështetje individuale për familjet dhe fëmijët me autizëm, por edhe edukime pa pagesë për të gjithë personat profesionistë dedikuar për përfitimin e njohurive dhe shkathtësive për zbatim të strategjive për përballje me sfidat në sjelljen e fëmijëve me autizëm në shkollat e rregullta.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...