Dita e 12 e Olimpiadës së Parisit e mbushur me surpriza dhe rezultate të larta

nga Xh M

Dita e 12- të e Olimpiadës së Parisit, e mërkurë 7 Gusht, ishte një tjetër ditë emocionuese për Skuadrën e Kinës, e cila shënoi rekorde të reja olimpike dhe siguroi medalje, përfshirë edhe një medalje të artë historike.

Për herë të parë në historinë e vendit, ekipi kinez i notit akrobatik mori medalje ari në not artistik, duke fituar me 996 pikë.

Peshëngritësi kinez Li Fabin mori medalje ari dhe vendosi një rekord të ri në kategorinë 61 kg. Ai vendosi rekord olimpik duke ngritur 143 kg (315 paund) në përpjekjen e tij të fundit dhe vulosi fitoren me 310 pikë.

Edhe Hou Zhihui shënoi një rekord olimpik në peshëngritjen për femra në kategorinë 49 kg, duke ngritur në mënyrë impresonuese 206 kg

Garën e 400 metrave për meshkuj e fitoj Hall i SHBA-së.

Në 3000 metra me pengesa medaljen e artë e mori kampioni në fuqi El Bakali i Marokut.

Ne hedhjen e diskut R.Stona i Xhamajkës u shpall fitues duke thyer edhe rekordin olimpik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More