Agjencia Zhurnal.mk

Dita e dytë e “Fundjavë pa TVSH”, llogaritë fiskale duhet të skenohen në afat prej tre ditëve

Shkup, 11 tetor – Fundjavë pa TVSH, masa nga pakoja e katërt e masave antikrizë në ditën e dytë. Qytetarët për qarkullim do ta bëjnë në këto tre ditë nga fundjava e propozuar për prodhime vendore dhe shërbime kompjuteristike dhe IT pajisje do të marrin kthim të plotë të TVSH-së së paguar.

Nga Drejtoria për të ardhura publike përmes kumtesës i informuan shfrytëzuesit e aplikacionit TVSH-jaIme, se për llogaritë fiskale janë dhënë në tre ditët e Fundjavë pa TVSH, për qarkullimin e përgjithshëm deri në 30.000 denarë për person, të realizuar nga prodhimet dhe shërbimet e Maqedonisë së Veriut, si dhe pajisje kompjuterike, me skenimin e tyre në afat prej tre ditëve, do të mund ta kthejnë tërë vlerën e TVSH-së së llogaritur për ato prodhime në llogaritë fiskale.

“Për kthimin e tërë vlerës së tatimit, qytetarët duhet t’i skenojnë llogaritë fiskale në afat prej tre ditëve pas dhënies së tyre, ndërsa derisa i skenojnë pas skadimit të këtij afati, kthimi i TVSH-së për këto prodhime do të vazhdojë si deri më tani, gjegjësisht do të llogaritet me 20 për qind nga TVSH-ja e paguar në llogarinë fiskale gjithashtu edhe vlera e tejkaluar nga qarkullimi i përgjithshëm do të llogaritet në pajtim me llogaritjen e rregullt gjegjësisht 20 për qind”, sqarojnë nga DAP.

Kthimi i tërë vlerës së TVSH-së do të kryhet në afat prej 15 ditëve nga dita e llogarive të skenuara, shtojnë nga Drejtoria për të ardhura publike.

Qëllimi i kësaj mase, e cila paraqet edhe fillim të realizimit të pakos së katër të masave antikrizë në vlerë prej 470 milionë eurove, është që t’u japë mundësi qytetarëve të kryejnë kthim të plotë të TVSH-së për qarkullimin e realizuar përmes llogarive fiskale të cilat do të jepen për periudhën 10, 11 dhe 12 tetor.

Vlera më e lartë për të cilën qytetarët do të kishin të drejtë të kthimit të tërë vlerës së tatimit arrin 30.000 denarë qarkullim të përgjithshëm të regjistruar në të gjitha llogaritë fiskale të cilat janë dhënë në këto ditë. Për qarkullimin mbi 30.000 denarë do të vlejnë rregullat e vendosura për kthimin e 20 për qind të TVSH-së së paguar për prodhime dhe shërbime vendore dhe 10 për qind për të huajt, ndërsa kthimi di të kryhet pas skadimit të tremujorit.

Vlerësimet janë se me këtë masë tek qytetarët do të derdhen 17 milionë euro, ndërsa qëllimi është që nxitet qarkullimi i prodhimeve dhe shërbimeve vendore, si dhe për shkak të digjitalizimit të rritur të shoqërisë tonë.

Tani për tani rreth 350.000 qytetarë mund ta shfrytëzojnë këtë masë. Ky është numri i të regjistruarve në sistemin e DAP-it për llogari të skenuara fiskale, por sipas paralajmërimeve të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ai numër pritet të rritet në 400.000 qytetarë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...