Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dita e dytë e protestave të VMRO-DPMNE-së

Shkup, 9 qershor 2021 (MIA) – VMRO-DPMNE edhe sot prej orës 15 deri ora 17 ka mbajtur protesta me bllokada në tre lokacione në Shkup dhe në 10 qytete tjera në vend, me të cilat kërkon qasje në dokumentin nga negociatat me Bullgarinë.

Në protestë është cekur se identiteti, gjuha dhe historia maqedonase janë më të rëndësishme se gjithçka.

Përveç në Shkup, partia organozi bllokada edhe në Shtip, Veles, Koçan, Prilep, Strumicë, Kavadar, Ohër, Manastir dhe Kërçovë.

Deputeti Antonio Milloshoski tha se VMRO-DPMNE-ja ka organizuar bllokada për shkak të, siç tha “jotransparencës  së pushtetit dhe negociatat e fshehta të cilat dyshja Zaev-Buçkovski i ka udhëhequr me Sofjen zyrtare në llogari të interesave të Republikës së Maqedonisë, e lidhur me marrëveshjen për të cilën Zaevi tha se i ka zgjidhur të gjitha problemet shtetërore.

“Qartë është se Zaevi ka gënjyer. Marrëveshja me Bullgarinë nuk ka zgjidhur problem, por ka krijuar probleme të reja dhe tani kërkohen nga Maqedonia lëshime të reja dhe për këtë shkak konsiderojmë se nuk duhet të fshihet nga opinioni ajo që po negociohet, por t’u kumtohet mediumeve dhe qytetarëve se cilat janë anekset të cilat Sofja insiston të jenë pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë me BE-në”, tha mes tjerash ai.

Në koment të deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani se dyert e MPJ-së janë të hapura për liderin e opozitës, Hristian Mickoski, Milloshoski i bëri thirrje ministrit të vijë në Kuvend dhe para deputetëve të kumtojë se për çka po negociohet me Sofjen. bsh

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...