Dita e Evropës – aktivitete për fëmijë dhe koncert në orët e mbrëmjes në sheshin e Prishtinës 

nga Redaksia

Dita e Evropës e cila shënohet më 9 maj ka të bëjë pikërisht me deklaratën e 9 majit të vitit 1950 kur edhe u bë hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Në atë kohë, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman bëri një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t’i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën.

Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.

E Dita e Evropës shënohet më 9 maj edhe në Kosovë, ndonëse shteti i Kosovës tek me fillimin e këtij viti iu dha e drejta e lëvizjes së lirë në vendet e zonës Shengen.

Për vite të tëra Kosova ishte vendi i vetëm në Evropë që nuk kishte liberalizimin e vizave.

Për shënimin e kësaj dite Zyra e BE-së në Kosovë do të mbajë gjatë gjithë ditës aktivitete të ndryshme.

Agjenda e aktiviteteve “Përjeto Evropën” në Prishtinë me rastin e Ditës së Evropës:

Ora 12:00 – hapja e ekspozitës së artit të fëmijëve. (Shtëpia e Evropës)

Ora 12:00 – hapja e Përjeto Evropën 2024. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

Ora 13:00 – performanca e korit të fëmijëve Okarina, aktivitete argëtuese për fëmijë dhe familje (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

Ora 15:00 – performanca me DJ të hiteve nga BE (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

Ora 16:00 – kuinteti i muzikës jazz me Andrea Rexhepin (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

Ora 17:00 – performanca me DJ Gamble (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

Ora 20:00 – hapja e koncertit Chopin Piano Fest. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)

Ora 20:30 – performanca muzikore nga Offchestra. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

Ora 21:30 – performanca muzikore nga Ledri Vula. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

Agjenda e aktiviteteve “Përjeto Evropën” në Mitrovicën e Veriut me rastin e Ditës së Evropës:

Ora 13:00 – hapja e ekspozitës së artit të fëmijëve në Shtëpinë e Evropës.

Ora 20:00 – performanca muzikore nga Gruiv Hijena dhe Something Went Wrong – MRS Klub, Mitrovicë e Veriut. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More