Dita e Evropës, Rama: BE konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë

nga D. V.

Çdo vit më 9 maj festohet Dita e Europës, e cila simbolizon paqen dhe unitetin në Europë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot Ditën e Europës me lajmin e zyrtarizimit të çeljes së negociatave për grupkapitujt 3- “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se “sot në Ditën e Europës Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për grupkapitujt 3 – “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel”.

“Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, shkruan Rama.

Aspirata e Shqipërisë për t’iu bashkuar Europës mori jetë që nga fillimi i viteve ’90, menjëherë pas shembjes së regjimit komunist.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More