Dita e fundit e paraqitjes për regjistrues rajonalë

Shkup, 25 gusht – Konkursi publik për punësimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë për Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, familjeve dhe banesave vazhdon edhe sot. Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonalë mund të aplikojnë në aplikacionin onlajn të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk.

 

Konkursi u hap më 20 korrik, por më pas u zgjat deri më 25 gusht.

Enti shtetëror i statistikave informon se do të organizohen testime shtesë të kandidatëve të regjistruar, ndërsa listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacionet për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit. Kontaktet me këto komisione dhe informacionet shtesë të testimit janë në dispozicion në linkun: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet nga 5 shtatori deri më 30 shtator të vitit 2021.

Ndërkohë vazhdon vetregjistrimi elektronik i shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me punë të përkohshme ose qëndrim në vendet e huaja. Vetëregjistrimi i shtetasve të Maqedonisë në vendet e huaja do të zgjasë deri më 30 shtator, kur përfundon Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave.

Related posts

Prezantimi i raportit për gjendjen rrjedhëse dhe udhërrëfyes për përparimin e Agjendës digjitale

Z H

Gënjeshtër se Qeveria ka paguar për anketën e “Brima”-s, Mickoski të kërkojë falje

D V

Zaev: Nuk mundemi për një ditë t’i vendosim bullgarët në Kushtetutë, do të ndodhë para inkuadrimit në BE

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com