Dita e fundit e Regjistrimit, ESHS i bindur se do të përfundojë në afatin ligjor

Shkup, 30 shtator – Në pajtim me Ligjin për regjistrim, sot është dita e 26-t[ e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë 2021. Deri dje në vend janë regjistruar gjithsej 1.760.194 persona, 546.080 amvisëri dhe 789.406 banesa, përderisa mundësinë për vetëregjistrim të personave jashtë vendit deri më tani e shfrytëzuan – 201.247 qytetarë nga diaspora.

Vazhdim i Regjistrimit deri më tani nuk është kërkuar nga Enti shtetëror për statistika, i cili, siç theksoi dje zëdhënësi qeveritar, Dushko Arsovski, do ta ketë fjalën e fundit për atë.

“Fjalën e fundit do ta ketë Enti shtetëror për statistika, informatat nga atje janë se dy ditë jo të plota deri në përfundimin e regjistrimit në terren në tërë territorin e shtetit po bëhen kontrollimet përfundimtare për qytetarë eventualisht të evituar dhe tashmë po mbyllen qarqet regjistruese në Shkup, ku ka edhe koncentrik më të madh të popullatës”, deklaroi dje Arsovski.

Drejtori i ESHS-së, Apostol Simovski, dje shfaqi bindje se Regjistrimi do të përfundojë në afatin ligjor dhe konfirmoi se deri më tani nuk kanë kërkuar vazhdim.

“Është e rëndësishme për ne që të gjitha objektet e strehimit të mbulohen. Ne kemi teknologjinë tonë sipas së cilës e monitorojmë procesin dhe do të dimë nëse dhe kur do ta përfundojmë procesin saktësisht. Sipas proceseve aktuale, ne presim dhe jemi të bindur se do të përfundojmë brenda afatit ligjor”, tha Simovski për MIA -n.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq dje theksoi se qëllimi është të gjithë qytetarët të regjistrohen dhe asnjë të mos mbetet pa u regjistruar, dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me Entin për statistika dhe në bazë të vlerësimeve të tyre dhe informatave do të sjellin vendime për më tutje.

“Qëllimi ynë është regjistrimi të përfundojë në afatin e paraparë ligjor, nëse ka diçka tjetër, me kohë do ta informojmë opinionin”, përfundoi Mariçiq.

Nga Enti shtetëror për statistika informojnë se me tërë potencialin e disponueshëm po punohet pa ndërprerë dhe sipas afateve të konstatuara të parapara në Ligjin për regjistrim.

Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e veta, që i hapi Enti shtetëror për statistika. Lokacionet për regjistrim janë të kapshme në linkun e ESHS-së: https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf

Nga Enti shtetëror për statistika thonë se në ditët e fundit të Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave, aktivitetet regjistruese në terren po zhvillohen pa pengesa dhe në disa rajone të caktuara regjistruese me intensitet të shtuar. Rajonet më të vogla regjistruese në vend tashmë po përfundojnë meregjistrimin e popullatës dhe po bëhen kontrollet e fundit përfunduese. Në disa mjedise të caktuara urbane intensiteti i regjistrimit është shtuar, përfshihen regjistrues shtesë në mënyrë që të mund të vizitohet çdo amvisëri dhe askush të mos mbetet pa u regjistruar.

Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që zyrtarisht filloi më 5 shtator, në pajtim me Ligjin për regjistrim do të zgjasë deri më sot, 30 shtator. 

Related posts

Osmani në takim të blertë lamtumirës me Tejadan: Trashëgimi do të mbesin shumë projekte të sukseshme

D V

299 raste të reja dhe 32 të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19

D V

Arsovski: Afganët janë me qëndrim të përkohshëm, jemi gati për fillim të regjistrimit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More