Dita e ndeshjes: Drita për rikthim ndaj Legias dhe një vendi në grupet e Ligës së Konferencës

nga D V

Sot (e enjte), Drita do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Legia Varshavës në kuadër të ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës.

Klubi gjilanas është gati të bëjë befasinë duke shkrirë disavantazhin ndaj polakëve në ndeshjen kthyese të ‘play-off’-it.

Ndeshja ndaj Legias është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit është gati për këtë ndeshje dhe të motivuar maksimalisht për të arritur grupet evropiane për herë të parë në histori.

Drita pritet të jetë e kompletuar për këtë ndeshje, përveç qendërmbrojtësit Hasan Gomda, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e parë.

Ndryshe, takimi i parë i zhvilluar në Poloni përfundoi me fitoren 2-0 të Legias. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More