Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar dy nga katër ndeshjet e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Kupa e Kosovës ka hyrë në një fazë të nxehtë ku tashmë kanë mbetur vetëm tetë skuadra që kërkojnë trofeun i cili i dërgon edhe në garat evropiane.
Gjatë ditës së sotme janë në orar për t’u luajtur dy ndeshje, ndërsa dy të tjera pritet të zhvillohen gjatë ditës së nesërme (e enjte).
Ndeshja e parë e kësaj dite është në mes të dy skuadrave nga Superliga e Kosovës, Malisheva dhe Llapi, e cila pritet të luhet në stadiumin Liman Gegaj me fillim nga ora 13:00.
Takimi i dytë i ditës është ai në mes të Drenicës dhe Ferizajt që pritet të zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu, me orarin e njëjtë sikurse ndeshja e parë.
