Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Dita e tretë e vaksinimit/ Ministrja Manastirliu publikon fotot, mjekë e infermierë do marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Zhurnal Ads

Sot është dita e tretë e vaksinimit kundër virusit COVID-19 në Shqipëri.

Procesi vijon të kryhet sipas çdo rregulli dhe standardi të parashikuar, në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Falë 975 dozave të para të siguruara të vaksinës Pfizer, mjekët, infermierët dhe epidemiologët do mund të vaksinohen për të pasur një armë më shumë në luftën kundër virusit.

Në ditën e tretë vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë të betejës me COVID-19 të spitalit Infektiv, për të garantuar asgjësimin e rrezikut nga armiku i padukshëm.

Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka shpërndarë foto të stafit mjekësor teksa marrin dozën e parë të vaksinës antiCovid.

Kujtojmë se ditën e djeshme u vaksinuan 60 mjekë, infermierët dhe epidemiologë, ndërkohë që Kryeministri, teksa pa nga afër procesin e vaksinimit falënderoi ekipet për punën e tyre. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kuvendi thyen vendimin e Ekspertëve, mbledh deputetët për seancën e së enjtes

S.B.

Takimi me Metën për datën e zgjedhjeve, Idrizi: Shfrytëzova momentin për të ngritur shqetësimin për çështjen e detit

admin

Prefekti i qarkut të Lezhës: Rreth 2 mijë hektarë tokë bujqësore me prezencë uji, asnjë banesë e përmbytur

S.B.

Kejdi Mehmetaj: Qeveria të mos mashtrojë më naftëtarët

admin

Zhvatja e vajzës së pacientes që vdiq tek Covid-2, Kryemadhi: Shteti është kthyer xhelat ndaj qytetarëve

S.B.

30 vjetori i bashkimit të Gjermanisë/ Ruç dhe Meta mesazh

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...