Maqedoni

Dita europiane e drejtësisë, Nuhiu: Të konsulidojmë shtetin e së drejtës!

Zhurnal Ads

Shkup, 25 tetor – 25 tetori shënon Ditën Evropiane të Drejtësisë. Me këtë rast Zv Ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu theksoi se drejtësia është institucion kyç i shtetit të së drejtës, ndërsa porositë qytetarët ta kërkojnë atë. Në video mesazhin e tij, ai vë theksin tek parimi i ndarjes së pushteteve, për të cilat thotë se nuk duhet ngelur pa u kontrolluar.  

“Parimi i ndarjes së pushteteve nuk duhet kuptuar se pushtetet të mbeten ta pakontrolluara, se çdo pushtet të jetë i mbyllur, përkundrazi,ndarja e pushteteve midis tre degëve të Qeverisjes garantohet vetëm nëpërpjet sisitemit të kontrolleve dhe ekuilibrave. Fjalën e kemi për ekuilibrin e pushteteve, Legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor të cilat nuk duhet të qëndrojnë në varësi hierarhike nga njëra tjetra po as nuk duhet të dominojnë dhe ti nënshtrohen ndikimeve reciproke ekstraligjore.”, tha Agim Nuhiu, zv Ministër I Drejtësisë.  

Ndërsa në mesazhin e tij Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq thekson se pandemia botërore, ka sjellë sfida të reja edhe për gjyqësorin dhe kërkon zgjidhje të reja se si do të funksionojë sistemi, si të vazhdojnë seancat gjyqësore dhe procedurat para gjykatave dhe prokurorive. Gjatë kohës së jashtëzakonshme, në gjyqësor ka pasur shembuj të cilët kanë konfirmuar se mundet të funksionojë edhe online, që është tregues i mirë se nëse ka nevojë të tillë, në të ardhmen mundet që sërish të bëhet praktikë, tha Mariçiq.  

Drejtuesit e misnitrisë së Drjtësisë në vend theksojnë se në një shoqëri demokratike, është shumë me rëndësi që qytetarët të jenë të informuar mirë se si t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara, si të fitojnë mbrojtje për ato të drejta dhe si të kenë qasje të barabartë dhe korrekte deri te drejtësia.

Në këtë kontekst është edhe ndihma juridike pa pagesë që ju garantohet qytetarëve të cilët janë në gjendje jo të mirë financiare, ndërsa  që drejtësia të jetë më e qasshme, së shpejti pritet edhe zvogëlim i taksës maksimale gjyqësore, prej në 48.000 në 6.000 denarë.

Postime të ngjashme

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

XH,I

MSh: Qeveria ka ndarë 54 milionë denarë shpërblim për punonjësit shëndetësor

admin

Hulumtim: 51 për qind e të rinjve konsiderohen fetarë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...