Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dita kundër dhunës ndaj grave, komentet e Jane Fonda, Angelina Jolie e Emma Watson

Zhurnal Ads

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës mbi Gratë është caktuar nga Kombet e Bashkuara në 25 nëntor dhe ka mbetur si një moment i rëndësishëm në jetën e të gjithëve, por sidomos femrave.

Shumë zëra të fuqishëm kanë dashur t’i bëjnë homazh kësaj dite duke i thënë dhe njëherë “Mjaft dhunës”. Ne mesin e tyre, është dhe aktorja e aktivistja për të drejtat e grave, Jane Fonda.

“Gjashtëdhjetë vite karrierë në Hollywood dhe një jetë e tërë si aktiviste më kanë bërë më të mirë”, ka thënë diva hollivudiane në një intervistë të mëhershme.

Së fundi, ajo rrëfeu episode të rënda në jetën e saj, që i kanë shërbyer si mësim jete e për të cilat është angazhuar maksimalisht të japë kontributin e vet në kauzën e luftës së vazhdueshme të gruas.

Aktorja e famshme, e cila tash është 82 vjeçare, ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht që fëmijë, transmeton Top Channel.

“Një nga gjërat më të mëdha që lëvizja për të drejtat e grave ka bërë, është që u ka treguar të gjitha femrave të dhunuara se janë ato shkaku i abuzimit”, është shpreh Fonda.

Angelina Jolie ka theksuar se i duhet përcjellë një mesazh mbarë botës, se nuk është turp të jesh viktimë e dhunës.

Ndërsa Emma Watson ka deklaruar se “një në katër gra rrezikon të dhunohet në harkun kohor të të gjithë jetës së saj, por për fat të keq për këtë gjë, nuk flitet mjaftueshëm”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kushtrim Tahiri sjellë dy hite për fundvit (Video)

T E

Dhjetë aktoret më të paguara të vitit 2020- Sofia Vergara kryeson listën

admin

Vdes legjenda e muzikës ‘rock’, kitaristi Eddie Van Halen

admin

Adele refuzon ofertat në vlerë afro 40 milionë funte të ardhura pas humbjes së peshës

S.B.

Jennifer Lawrence flet para zgjedhjeve presidenciale, thotë se Trump ndryshoi pikëpamjet e saj politike

admin

Anxhelina Hadërgjonaj me imazhe atraktive nga festa e ditëlindjes së 27-të

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...