Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dita kundër trafikimit me njerëz, të ndërmiren masa konkrete nga institucionet

Zhurnal Ads

Shkup, 18 tetor – Në vend rreth 20 viktima të trafikimit njerëzor janë identifikuar, dhe mbi 20 persona janë raportuar penalisht, mes tyre në një rast një person mori 17 vjet burg, dhe 2 të tjere janë dënuar me 14 vjet burg, dhe më shumë grupe kriminele që kontrabandojnë migrantë.

Vitin e kaluar, janë identifikuar , katër fëmijë femra viktima të trafikimit njerëzor për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe lëmoshës në rrugë të cilët janë trafikuar brenda vendit dhe janë të moshës 9 deri në 15 vjeç thuhet ne ditën evropine kundër trafikimit njerëzor. Ne debatin e realizuar online kërkohet që të ndërmiren masa nga institucionet përkatëse.

“Të ndërtohen dhe forcohen kapacitetet institucionale në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dhe përfshirjes së Prokurorisë Publike. Të rritet numri i komisioneve lokale në komuna për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Të përfshijë të gjithë faktorët në komuna, si dhe sektorin joqeveritar që punon për këtë çështje në një nivel mikro përmes krijimit të ekipeve lëvizëse. Të iniciojë dhe miratojë legjislacionin e ri për dëmshpërblimin e viktimave të trafikimit njerëzor me kompensim të drejtë nga shteti”, u shpreh Magdalena Nesterovska.

“Ne kemi nevojë për të ndërtuar besim midis gazetarëve dhe gjyqësorit janë në interes të ndërtojmë një shkallë më të lartë të besimit në gjyqësor në sytë e qytetarëve .Bashkëpunimi i MPPS duhet të përfshihet shumë më tepër”, theksoi gjykatësja Edita Naskovska.

“Ajo që është zbuluar në vendin tonë është numri i pamjaftueshëm i akomodimeve dhe ne sinqerisht po punojmë për t’i përmirësuar ato. Ne kemi raste të tilla si një viktimë e cila u identifikua dhe u mbrojt dhe në një farë mënyre u socializua”, theksoi Ljupco Markudov.

Trafikimi i qenieve njerëzore shkel të drejtat e njeriut dhe ndikon negativisht në jetët e personave të shumtë në Evropë dhe më gjerë. Gjithnjë e më tepër gra, burra dhe fëmijë po tregtohen si mallra, përtej kufijve, ose brenda shteteve të tyre, dhe bien në kurthin e shfrytëzimit dhe të abuzimit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Konsull nderi të shteteve Meksikane nga RMV, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani

R ZH

Intervistimi i Ahmetit sot në Prishtinë zgjati më shumë se tetë orë

Z H

Maqedonia e V. pa kapacitete për vetting në gjyqësor

R ZH

Mariçiq: Më në fund kemi kornizë cilësore për pastrimin profesional të gjyqësisë

T E

Një pjesë e personave që kanë qëndruar në shtëpi për shkak pandemisë, nga sot kthehen në punë

E.E.

Zemon: Me veton eventuale Bullgaria po ndërton murë kinez mes dy vendeve

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...