Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dita Ndërkombëtare e Bankave, Guvernatori Mehmeti vlerëson kontributin e sektorit bankar

Në Ditën Ndërkombëtare të Bankave, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka vlerësuar lartë kontributin e sektorit bankar në mbështetje të zhvillimit ekonomik, sjelljes së inovacionit dhe modernizimit të vazhdueshëm të shërbimeve.

Përgjatë viteve, sektori bankar i Republikës së Kosovës është zhvilluar me një ritëm të shpejtë, në hap me standardet bashkëkohore të bankingut duke avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet financiare për ekonominë e vendit, duke ruajtur qëndrueshmërinë financiare si dhe besimin e lartë të publikut.

Roli shumë i rëndësishëm i sektorit bankar për ekonominë e vendit u dëshmua edhe gjatë këtij viti sfidues për shkak të pandemisë, ku sektori bankar pati një rol kyç në lehtësimin e efekteve negative për ekonominë e vendit duke u ofruar lehtësira kredimarrësve në pagesën e kredive si dhe duke siguruar vazhdimësinë e rrjedhës së kredisë drejt ekonomisë së vendit.

Më 19 Dhjetor 2019, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 74/245, e cila përcaktoi 4 dhjetorin si Ditë Ndërkombëtare të Bankave përmes të cilës njihet potenciali i rëndësishëm i bankave në zhvillimit në financimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe sigurimin e ‘know-how’ dhe gjithashtu në njohjen e rolit jetësor të sistemeve bankare në Shtetet Anëtare për të kontribuar në përmirësimin e standardit të jetesës.

Postime të ngjashme

Haradinaj pas raportimeve për blerjen e votave kërkon të merren masa ndaj manipuluesve

S.B.

Hoti uron 8 marsin, ditën e gruas

S.B.

PZAP pezullon për pesë vite gjashtë komisionarë të një vendvotimi në Suharekë, pas ankesës nga Albena Reshitaj

S.B.

Kurti: Gruda ishte profesionist brilant dhe diplomat me kulturë

S.B.

Bizneset e vogla të grave përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes

S.B.

Anëtari i LDK-së kërkon nga qytetarët sugjerime kë ta votojë për kryetar të partisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...