Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Meta: Duhet zgjim, përballje dhe ndryshim

Zhurnal Ads

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku shkruan se sot në këtë ditë të çmuar, Shqipëria e gjen veten nën një regjim.

Më tej, Meta thekson se zgjidhja është përballja dhe ndryshimi i situatës në vend.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.

Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri? A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?

Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigjia e dhimbshme!

Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!

Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Ëiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”. (TopChannel)

Postime të ngjashme

“Dëgjova zhurmë dhe…”, vëllai i Nishanit tregon momentet pas shpërthimit të makinës

T E

Wadephul: Shqipëria të përmbushë parakushtet e BE-së për negociata

S.B.

Doli nga kampi i ferrit, Hatixheja feston duke vizatuar flamurin kuq e zi

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...