Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit e gjen konsumatorin në Maqedoni të rrjepur dhe me xhepa të zbrazët

nga Redaksia

Shkup, 15 mars – 15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve. Më 15 mars 1962, presidenti i SHBA-së John F. Kennedy miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”. Ishte një Ligj revolucionar në mbrotje të drejtave të qytetarit si konsumatotr dhe gurëthemeli i maksimës “Konsumatori çdo herë është në të drejtë”, që ndrshoi mendësinë e deriatëhershme se “shitësi/subjekti tregtar çdo herë është në të drejtë”, kurse konsumatori nëse i pëlqen mirë, nëse jo, problemi i tij, shkruan Zhurnal.

U desh të kalojnë më shumë se 20 vite që ideja për mbrojtjen insituticionale të konsumatorit të merr karakter më të gjerë global dhe me Rezolutën 39/248, më 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit dhe që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve.

Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universitetin e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ajo miratoi direktivat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe katër të drejta të tjera: të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm.

Nëse sot e parashtrojmë pyetjen se në çfarë gjendje e gjen konsumatorin në Maqedoninë e Veriut Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, përgjigja është më se negative. Konsumatori në Maqedoninë e Veriut sot është i rrjepur nga tregtarët profiterë, të cilët pa asnjë pengesë institucionale ia shesin një product me çmim dhjetëfish më të shtrenjtë se çmimi prodhues.

Janë bë shumë e shumë hulumtime që tregojnë se çmimet në Maqedoninë e Veriut për shumë produkte, tejkalojnë çmimet e vendeve më ët pasura evropiane, si ato në Gjermani, Austri, Belgjikë, e madje edhe në Zvicër, deri sa qytetarët (konsumatorët) janë 4-5 fish më pak të paguar se në vendet që i përmendëm. Hulumtimin e fundit që ka sjellë Zhurnal, tregon se asgjë nuk ka ndryshuar- çmimet e shumë produkteve tek ne mbeten edhe më tej më të shtrenjta se në Gjermani, e ndoshta dallimi edhe është thelluar.

Rrogat më të vogla, çmimet më të shtrenjta se në Gjermani!

Kjo do të thotë që qytetari i Maqedonisë paguan shumë më tepër për produktet elementare sesa konsumatorët gjermanë, veçanërisht nëse merret parasysh dallimi i madh në standardet dhe të ardhurat. Më poshtë sjellim rezultatet e hulumtimit i ciili u realizua supermarketet gjermane dhe maqedonase. Çuditërisht, në vend se çmimet të jenë më të larta në Gjermani, ku pagat janë tre-katër fish më të mëdha, çmimet e produkteve bazë janë më të shtrenjta në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.

Për shembull, një litër i vaj për gatim nga luledielli, në Gjermani kushton rreth 1.4 euro (85 denarë) ndërsa në Maqedoni një litër vaj kushton 106 denarë e tepër. Një litër qumësht me 3.2 për qind yndyrë, në Maqedoni mund të gjendet me çmim më të ulët prej 72 deri 76 denarë për litër. Në Gjermani, çmimi i qumështit fillon prej 0.80 cent (48 denarë). Kaçkavalli në Maqedoni kushton prej 450 deri në 600 denarë për kilogram. Në Gjermani, çmimi i kaçkavallit lëviz prej 6 euro për kilogram (360 denarë) deri 8,5 euro (510 denarë). 900 gram oriz në Maqedoni kushton së paku 67 denarë ndërsa në Gjermani, orizi i klasës së parë kushton nga 1 euro (60 denarë) për kilogram.

Mielli i tipit 400 në Maqedoni mund të gjendet për 36 denarë për kilogram, kurse në Gjermani kushton 0.45 cent (28 denarë) për kilogram. Dallimet janë gjithashtu të larta në çmimet e shamponave të flokëve ndërmjet dy vendeve, megjithëse bëhet fjalë për marketin e njëjtë. Shampo “Panten Pro-V” prej 200 mililitra në Maqedoni kushton 208 denarë ndërsa në Gjermani 1.45 euro ose rreth 90 denarë. Xhel dushi “Balea” 250 ml në Maqedoni kushton rreth 160 denarë, ndërsa në Gjermani e njëjta dhe në sasi prej 300 ml kushton 0.75 euro ose 45 denarë. Sapuni i lëngët “Balea” aktualisht ofrohet me zbritje në Maqedoni për 99 denarë ndërsa çmimi i rregullt është 105 denarë. Në Gjermani shitet rregullisht për 70 cent ose 42 denarë, ndërsa me zbritje edhe më lirë. Detergjenti “Persil” për 20 larje në Maqedoni kushton 365 denarë ndërsa në Gjermani, i njëjti detergjent me çmim të rregullt shitet për 5.15 euro ose rreth 320 denarë.

Produktet ushqimore elementare dhe produktet higjienike në Gjermani janë me çmim më të lirë se produktet e njëjta në supermarketet në Maqedoni. Kjo do të thotë që qytetari i Maqedonisë paguan shumë më tepër për produktet elementare sesa konsumatorët gjermanë, veçanërisht nëse merret parasysh dallimi i madh në standardet dhe të ardhurat. Më poshtë sjellim rezultatet e hulumtimit i ciili u realizua supermarketet gjermane dhe maqedonase. Çuditërisht, në vend se çmimet të jenë më të larta në Gjermani, ku pagat janë tre-katër fish më të mëdha, çmimet e produkteve bazë janë më të shtrenjta në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.
Për shembull, një litër i vaj për gatim nga luledielli, në Gjermani kushton rreth 1.4 euro (85 denarë) ndërsa në Maqedoni një litër vaj kushton 106 denarë e tepër. Një litër qumësht me 3.2 për qind yndyrë, në Maqedoni mund të gjendet me çmim më të ulët prej 72 deri 76 denarë për litër. Në Gjermani, çmimi i qumështit fillon prej 0.80 cent (48 denarë). Kaçkavalli në Maqedoni kushton prej 450 deri në 600 denarë për kilogram. Në Gjermani, çmimi i kaçkavallit lëviz prej 6 euro për kilogram (360 denarë) deri 8,5 euro (510 denarë). 900 gram oriz në Maqedoni kushton së paku 67 denarë ndërsa në Gjermani, orizi i klasës së parë kushton nga 1 euro (60 denarë) për kilogram.
Mielli i tipit 400 në Maqedoni mund të gjendet për 36 denarë për kilogram, kurse në Gjermani kushton 0.45 cent (28 denarë) për kilogram. Dallimet janë gjithashtu të larta në çmimet e shamponave të flokëve ndërmjet dy vendeve, megjithëse bëhet fjalë për marketin e njëjtë. Shampo “Panten Pro-V” prej 200 mililitra në Maqedoni kushton 208 denarë ndërsa në Gjermani 1.45 euro ose rreth 90 denarë. Xhel dushi “Balea” 250 ml në Maqedoni kushton rreth 160 denarë, ndërsa në Gjermani e njëjta dhe në sasi prej 300 ml kushton 0.75 euro ose 45 denarë. Sapuni i lëngët “Balea” aktualisht ofrohet me zbritje në Maqedoni për 99 denarë ndërsa çmimi i rregullt është 105 denarë. Në Gjermani shitet rregullisht për 70 cent ose 42 denarë, ndërsa me zbritje edhe më lirë. Detergjenti “Persil” për 20 larje në Maqedoni kushton 365 denarë ndërsa në Gjermani, i njëjti detergjent me çmim të rregullt shitet për 5.15 euro ose rreth 320 denarë.

Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, a do të sjellë dritë në fund të tunelit?

Një dritë në fund të tunelit paraqet miratimi i Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare dhe në bazë të këtij Ligji, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ka dërguar dërguar Odës Ekonomike një listë prej 2.500 produkteve që duhet të lirohen në treg. Ligji u miratua para dy ditëve dhe me të rregullohen kushtet dhe mënyra se si do të bëhet tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore. Aplikimi i tij, siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, pritet të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore, e me këtë edhe në cilësinë e produkteve. Kjo paraqet herën e parë në vend të miratohet një zgjidhje e tillë ligjore, ku renditen 26 praktika të padrejta tregtare që rregullohen.

Me këtë Ligj pritet të eliminohet transferimi i pajustifikuar dhe joproporcional i rrezikut ekonomik nga një partner tregtar në tjetrin, ose të imponojë një çekuilibër të konsiderueshëm në të drejtat dhe detyrimet e një partneri tregtar ndaj një tjetri. Tarifat e ngarkuara aktualisht në marrëdhëniet kontraktuale midis blerësit dhe furnizuesit, të cilat tarifa ndikojnë seriozisht në çmimin e shitjes me pakicë në dëm të konsumatorëve, do të konsiderohen si një praktikë e ndaluar tregtare e padrejtë.
Çelësi në këtë pjesë është konvergjenca dhe harmonizimi më i madh i legjislacionit nacional me legjislacionin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Republika e Maqedonisë së Veriut është i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që ka transpozuar këtë Direktivë të BE-së, me qëllim të vendosjes së marrëdhënieve të drejta dhe të barabarta në lidhje me dominimin e fuqisë negociuese në tregtinë ndërmjet dy ose më shumë partnerëve të biznesit.

Me miratimin e Ligjit pritet të arrihen efekte pozitive në veprimtarinë e biznesit të të gjithë operatorëve (blerës dhe furnitorë), të cilët janë aktivë në zinxhirin e furnizimit bujqësor dhe ushqimor në faza të ndryshme të prodhimit, përpunimit, tregtimit, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produkteve bujqësore dhe produkteve ushqimore dhe zbatimi i duhur i ndalimeve të praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore. Gjithashtu, zgjidhja ligjore siguron kontrolle dhe mbikëqyrje më efektive të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili merr kompetencë shtesë. Komisioni ka për detyrë që në gjashtë muajt e parë të hyrjes në fuqi të ligjit të harmonizojë të gjitha aktet e tij me dispozitat e këtij propozimi dhe të sigurojë burime të personelit të kualifikuar teknikisht dhe teknologjik për kontrollin e duhur dhe të qetë të dispozitave të parashikuara në propozimin e ligjit.
Ligji parashikon gjithashtu përqindjen e zbritjes maksimale që tregjet mund të kërkojnë nga prodhuesit dhe furnitorët, e cila tani kalon 30%-40% të çmimit.
Me këtë zgjidhje, parashikohet një listë e produkteve bujqësore dhe ushqimore ku zbritja do të kufizohet në 10% dhe në përputhje me këtë, rrjetet e supermarketeve do të konkurrojnë me njëri-tjetrin, gjë që do të ndikojë në uljen e çmimeve. Për herë të parë, Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës i jepet autoriteti për të bashkëpunuar me Komisionin Evropian dhe organet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në procedurat për identifikimin e praktikave të padrejta tregtare, dhe në veçanti për të shkëmbyer informacione dhe përvoja. mbi praktikat më të mira, rastet e reja dhe praktikat e reja të padrejta tregtare, praktikat e reja, si dhe masat detyruese që kryhen në procedurë për përcaktimin e praktikave të padrejta tregtare dhe dhënien e ndihmës në procedurat për përcaktimin e praktikave të padrejta tregtare që kanë dimension ndërkufitar.

Për mosrespektim të dispozitave ligjore në zgjidhjen e propozuar parashikohen gjoba deri në 20 mijë euro.Shpresojmë se ligji do të funksionon në praktikë dhe do t’i jepet fund dukurisë që një qytetar me pagë minimale 328 euro në Maqedoni paguan 46% më shtrenjtë për produktet ushqimore bazë edhe në krahasim me vendet e pasura të BE-së. Në situatë edhe më të vështirë janë pensionistët, sepse pensioni minimal në Maqedoninë e Veriut tani është 13,162 denarë, që do të thotë se dy të moshuar pa ndihmë tjetër, do të duhet vetëm për barna dhe mjekim të shpenzojnë pensionin./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More