Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Kujtesës, Meta: U bashkohem lutjeve për miliona viktima të Holokaustit, mos lejojmë më kurrë të tilla gjenocide

Presidenti i Shqipërise, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh solidaritet në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës për viktimat nga Holokausti.

Meta kujton se Shqipëria ishte i vetmi vend ku nuk humbi jetën asnjë hebre, dhe madje asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve.

Ai shpreson që mos lejohen kurrë gjenocide si holokausti, teksa komplimentin marrëdhëniet Shqipëri-Izrael në ditët e sotme.

STATUSI NGA ILIR META

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, u bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit dhe për të gjithë ata, të cilët i mbijetuan tragjedisë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona dhe janë sot dëshmitarë të gjallë të saj, për të na inkurajuar, që të mos lejojmë KURRË MË të tilla gjenocide e akte çnjerëzore.

Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës.

Ndihemi jashtëzakonisht krenarë dhe e gjithë bota duhet të ndjekë shembullin frymëzues shqiptar dhe Kodin tonë të nderit e të mikpritjes BESA!

I lumtur, që sot Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë dhe janë bashkërisht të angazhuara në luftën ndaj terrorizmit dhe antisemitizmit, për promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe përkujtimit të Holokaustit. 🇦🇱🤝🇮🇱

#ËeRemember #NeverAgain

Postime të ngjashme

Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu: Forcojmë lidhjet historike mes dy qyteteve tona! Bashkëpunim për ‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’

D V

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi takon përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Ribeiro: Diskutuam mbi vijimin e bashkëpunimit

D V

“Je injorant”, gazetari nga Maqedonia thotë se është ofenduar nga kryeministri Rama

D V

Edi Rama e jetësoi formulën serbe: “Dy shtete – dy qëndrime”

D V

Manastirliu: Muaji gusht i hapur për vaksinimin antiCOVID për të gjithë qytetarët +18 vjeç

D V

“Pjesë e projektit të Rilindjes Urbane”, Rama jep lajmin e mirë për qytetarët e Lezhës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...