Agjencia Zhurnal.mk

Dita ndërkombëtare e kujtimit të viktimave të Holokaustit

Shkup, 27 janar – Zhurnal.mk – Sot me akademi përkujtimore në ASHAM në Shkup do të shënohet, 27 Janari – Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Në akademinë përkujtimore fjalim do të mbajnë kryeministri Oliver Spasovski, shefi i diplomacisë Nikola Dimitrov, kryetari i ASHAM-it, Lubço Kocarev, kryetarja e minoritetit hebrenj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Berta Romano – Nikoliq dhe ambasadorët e Suedisë dhe të Polonisë, Kristin Forgsgren Bengston dhe Vojçek Tuçinski.

Në ASHAM do të vendoset edhe ekspozita e pllakave të përpunuara nga studentët e disenj grafikut me temë “Kujtimi i Holokaustit – kurrë më” që do ta hap ambasadorja britanike, Rejçëll Galouej.

Me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 27 janar të vitit 2005 është vendosur Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Njëzet e shtatë janari është caktuar si dita kur në vitin 1945 u çlirua, Aushvic-Birkenau, kampi më famëkeq i vdekjeve në Evropë. Shënimi i ditës ka për qëllim riafirmimin e të drejtave të njeriut, parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve të gjenocidit, si dhe paraqitjen e rrezikut gjithnjë të pranishëm të diskriminimit racor, kombëtar dhe fetar të bazuar në paragjykime.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mes tjerëve janë vrarë edhe mbi gjashtë milion hebrenj.

Ushtria e Kuqe e çliroi Aushvicin më 27 Prill 1945 dhe atje takoi rreth 7.000 të burgosur. Në kampin e Aushvicit, nazistët vranë rreth 1,3 milion njerëz, nga të cilët mbi një milion ishin hebrenj.

Rreth 90 për qind të viktimave në kampin më të madh të përqendrimit të Rajhut të Tretë ishin hebrenj. Holokausti ishte dëbim sistematik dhe vrasje e hebrenjëve, romëve, sllovenëve, … të sponsorizuar nga regjimi nazist në Gjermani, duke ndjekur ideologjinë që gjermanët janë superiorë, ndërsa kombet e tjera janë racë inferiore dhe jeta e tyre nuk vlen. Adolf Hitler e quajti përpjekjen për t’i eliminuar ata “zgjidhje përfundimtare”.

Në Aushvic dhe kampe të tjera të vdekjes, u zhvilluan teknika speciale të vrasjes nga dhomat e gazit deri në eksperimentet vdekjeprurëse për njerëzit.

Midis viktimave të Holokaustit ishin 7.200 hebrenj nga Maqedonia e Veriut. Më 11 mars 1943, 98 për qind e hebrenjve në Maqedoninë e Veriut u mblodhën në Monopolin e Shkupit, pjesa më e madhe nga Manastiri, Shtipi dhe Shkupi dhe u dërguan në kampin e përqendrimit në Treblinka, ku u vranë në dhomat e gazit. Sipas të dhënave nga komuniteti hebraik në Maqedoni, sot jetojnë vetëm rreth 200 hebrenj në vend.

Në shenjë përkujtimi të hebrenjve të dëbuar, një qendër përkujtimore për viktimat e Holokaustit u hap në Shkup në muajin mars të vitit 2011, që është një nga katër të tillë në botë, përveç qendrave në Izrael, Gjermani dhe SHBA.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...