Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Meta: Pandemia ka thelluar pabarazitë, qeveria të kujtojë detyrimet për trajtimin e tyre

Zhurnal Ads

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kujtuar qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale detyrimet që ka për personat me aftësi të kufizuara.

Në një postim në “Facebook” në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Kreu i Shtetit deklaron se pandemia ka thelluar më shumë pabarazitë që ekzistonin më parë dhe duke bërë që Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve të shtuara në këtë periudhë.

Meta i bën thirrje qeverisë që në aktet ligjore e nënligjore, të mbajnë parasysh nenin 11 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

“Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara na ndërgjegjëson sot për të nxitur promovimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të tyre në jetën ekonomike, sociale, kulturore e politike, si dhe për të ndërmarrë veprime konkrete për përfshirjen e tyre në çdo aspekt të zhvillimit të vendit.
Pandemia COVID-19 ka thelluar akoma më shumë pabarazitë, që ekzistonin më parë, duke bërë që Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve të shtuara në këtë periudhë.

Edhe në kushte normale, Personat me Aftësi të Kufizuar kanë pasur më pak mundësi për akses në sistemin shëndetësor, në shkollim apo në punësim, ndërkohë që në kushtet e pandemisë, kjo situatë përkeqësohet shumë më tepër.

I bëj thirrje qeverisë, veçanërisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në aktet ligjore e nënligjore, të mbajnë parasysh nenin 11 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga shteti shqiptar, që përcakton qartë detyrimet për mënyrën e trajtimit të kësaj kategorie në raste emergjence apo fatkeqësie.

Realizimi i plotë i të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara është pjesë thelbësore, e pandashme dhe e pamohueshme e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, deklaron Kreu i Shtetit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dhuna në protestë e shoqërimet e gazetarëve – Basha informon raporterët e së djathtës europiane

S.B.

Po futej për vjedhur një vilë, shqiptari humb jetën në Greqi

admin

Rama-naftëtarëve të Ballshit: Nuk ka greva urie që më sensibilizojnë

admin

Diaspora shqiptare letër krerëve të politikës dhe ndërkombëtarëve: Na bëni pjesë të procesit zgjedhor, duam votën!

admin

Ndërrojnë jetë dy vajza si pasojë e një aksidenti në aksin Elbasan-Tiranë, lëndohen edhe dy të tjera

admin

Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit për raportin e Dick Marty dhe marrëveshjet me BERZH e EBA! Rrëzohet dekreti i Metës për Ligjin e Policisë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...