Ditë e hapur e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

nga D V

Shkup, 16 janar – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore sot organizon Ditë të Hapur me pjesëmarrjen e anëtarëve të biznesit të Odës dhe anëtarëve të Qeverisë dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore.

Organizatori kumtoi se qëllimi i Ditës së hapur është përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe publik.

Përveç kryetarit të Odës, Mendi Qyra, në ngjarje do të mbajnë fjalim edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të eksportit, Refik Xhemaili.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More