Ditë të hapura në Institutin për gjuhë maqedonase, mbrojtja dhe afirmimi i gjuhës mes prioriteteve të MASH

nga D V

Shkup, 14 tetor – Gjuha maqedonase është shenja jonë kombëtare e identitetit për të cilën në mënyrë sistematike do të kujdesemi, t’a mbrojmë, avancojmë dhe t’a afirmojmë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të financojë projekte shkencore dhe do t’i kushtojë vëmendje të veçantë mësimit të gjuhës maqedonase si gjuhë e përbashkët e të kuptuarit në vend. Jemi vonuar shumë por prioritet kryesor është ngritja e nivelit të kulturës së gjuhës së folur dhe të shkruar të gjuhën maqedonase.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në fjalimin e saj në manifestimin Ditët e hapura të Institutit të Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”, duke shtuar se mësuesit e gjuhës maqedonase të të gjitha nivelet arsimore e dinë se sa e rëndësishme është dhe do të investojnë sa më shumë në qëllimin e përbashkët – kujdes më të madh për gjuhën maqedonase.

Ajo tha se arsimi siguron që gjuha të mbetet e gjallë, të bëhet  pjesë e jetës sonë të përditshme, për të pasuruar strukturën tonë kulturore dhe për të përforcuar identitetin tonë kombëtar, ndërsa shkenca  duke hetuar gjuhën dokumenton evolucionin e saj, zhvillon burime për avancimin  e saj, i rivitalizon dhe promovon praktikat dhe traditat kulturore të lidhura me të.

“Do të vazhdojmë me politikat aktive për ndarjen e bursave për studentët e programeve të gjuhës dhe letërsisë maqedonase, jemi duke punuar në zgjerimin e mundësive për financimin e punës shkencore dhe jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë faktorët relevant për avancimin e mundësive arsimore dhe shkencore lidhur me gjuhën maqedonase”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

Si pjesë e masave në nivel shtetëror duke synuar  edukimin e gjuhës maqedonase, ministrja Janevska theksoi  përforcimin e kapaciteteve të përkthimit dhe të interpretimit të gjuhës maqedonase dhe rritjen e numrit të lektortëve  të gjuhës maqedonase jashtë vendit.

“Lektoratet e gjuhës maqedonase janë qendra të vogla kulturore në kryeqytetet e botës por të mëdha për nga rëndësia e tyre për afirmimin e shtetit, popullit maqedonas dhe kulturës sonë shekullore. Janë një mundësi e bukur për ta hapur Maqedoninë ndaj botës, me spiritualitetin e saj të lashtë dhe gjithë madhështinë e ndërtuar ndër shekuj”, tha Janevska.

Instituti i Gjuhës Maqedonase mban emrin e kodifikuesit të parë të gjuhës maqedonase – Kërste Misirkov, dhe në dekadën e tetë të funksionimit është institucion i lartë shkencor që studion gjuhën maqedonase, punon në projekte themelore nga të gjitha sferat gjuhësore  dhe është një qendër e themeluar sllave. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More