Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ditëlindja e Enver Hoxhës, Patozi: Edhe sot, udhëheqësit e partisë dhe të popullit i largon veç vdekja nga pushteti

Në ditën e lindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha, kreu i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të 4 burrave pranë varrit të ish-diktatorit, duke e nderuar.

Kanë mbetur shumë pak në këtë vend që i merr malli për ty”, shkruan ish deputeti demokrat, por thekson se ndërsa shumë gjëra kanë ndryshuar këto vite në vend, “vetëm një gjë ka mbetur siç ka qenë: udhëheqësit e partisë dhe të popullit i largon veç vdekja nga pushteti, megjithëse ti nuk e kishe lënë amanet”, -shkruan Patozi ndër të tjera, në postimin e tij në facebook.

POSTIMI I PLOTE

FLI I QETË, O KOMANDANT!

Eh mor komandant, si vajti kjo punë! Kanë mbetur shumë pak në këtë vend që i merr malli për ty. Dhe akoma më pak nga ata, që të vijnë tek varri për ditëlindje.

Kanë ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri këto vite, gati gjithçka. Vetëm një gjë ka mbetur siç ka qenë: udhëheqësit e partisë dhe të popullit i largon veç vdekja nga pushteti, megjithëse ti nuk e kishe lënë amanet.

Dhe ruhu sot, se mund te hash ndonjë dekoratë qorre, si ditë me qokë që është.

Postime të ngjashme

Burri shpërthen në të qara para Infektivit: Kam nënën prej pesë ditësh brenda, s’di a ka vdekur apo është gjallë

T E

Mbërrijnë “surprizë” në Rinas 15.210 doza vaksinash Pfizer

T E

Aksident i frikshëm në Korçë, golfi bëhet copë, 4 të plagosur

T E

20 viktima dhe 764 raste të reja në Shqipëri

T E

“Shqipëria, një partner kyç për BE”/ Zgjedhjet, Borell: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

S.B.

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, mbi 15 mijë dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...