Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ditën kur hiqen kufizimet e lëvizjes Ilir Hasani për kafe në Prishtinë, takohet me Armend Zemajn

Zhurnal Ads

Prishtinë/Shkup, 12 tetor, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, e ka nisur javën në një takim miqësor me zëvëndësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani.

Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR dhe për këtë arsye ka ndodhur takimi i dy zyrtarëve të lartë shtetërorë të dy shteteve fqinje.

“Me mikun tim, zëvendës ministrin e shëndetësisë, z. Ilir Hasani, e nisa javën, në Prishtinë. Teksa po pinim kafe, po flisnim për një bashkërendim sa më të mirë të aktiviteteve që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC-së klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19. Testet PCR-së mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit. U bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’u përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme. Duhet angazhim i përbashkët për shëndetin e qytetarëve të vendeve tona dhe rajonit”, shkruan Zemaj në njoftim.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

MSH: Nxënësit t’i ndjekin rekomandimet, gjendja epidemiologjike është serioze

T E

Mbyllen vendvotimet, BDI shpallë fitore në Pllasnicë kurse LSDM në Shtip

T E

Covid 19, Ligji në procedurë parlamentare

T E

Editorial: Bullgaria po hedh gjemba në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, por nuk ka forcën e Greqisë!

Z H

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Rexhepi për Zhurnal: Asnjë deputet i “Tash është koha” nuk i bashkangjitet koalicionit qeverisës

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...