Drejtoria Për Kulturë, Rini dhe Sport edhe këtë vit ka bërë organizimin e ‘Ditëve të Kulturës” në Ferizaj. Ditët e kulturës filluan me 1 qershor, ndërsa do të përfundojnë me datën 12 qershor, kur do të bëhet edhe shënimi i ditës së çlirimit.
Ereja nga Ferizaji e cila është edhe garuese Kampione e Klubit të Notit ” Ferizaj”, Dea Shabani, me shfaqjen që përfaqësuan SHMU ” Gjon Serreqi ” mori çmimin e parë si shfaqja më e mire, ku ajo e kishte rolin kyq shruan Telegrafi.
Ndërkaq drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, në një konference për medie ka thënë se aktivitete për shënimin e 12 Qershorit-Ditës së Çlirimit janë përgatitur në bashkëpunim të plotë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Janë paraparë të ketë homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, ndërsa akademia solemne do të mbahet në fshatin Koshare, me ç’ rast do të bëhet edhe shpalosja e shtatores së dëshmorit të UCK-së Besim Fazliu.
Do të ketë ekspozitë me fotografi nga grupi i grave veterane të UÇK-së si dhe do të zhvillohet edhe minimaratona e vrapimit.