Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ditët në vazhdim Mickoski takohet me Orban dhe Jansha

Budapest, 17 janar – Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe nënkryetari Aleksandar Nikolloski, në ditët e ardhshme do të bëjnë vizita diplomatike dhe takime me disa politikanë nga rajoni dhe Evropa në kuadër të marrëdhënieve miqësore me disa parti motra të VMRO-DPMNE nga familja e Partisë Popullore Evropiane.

VMRO-DPMNE njoftoi se Mickoski është planifikuar të takohet me Presidentin e Fidesz, dhe gjithashtu me Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.

Ai më pas do të takohet në Ljubljanë me Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë dhe Presidentin e Partisë Demokratike Sllovene, Janez Jansha.

VMRO-DPMNE thotë se takimi me Jansa është veçanërisht i rëndësishëm për integrimin evropian nëse dihet se Sllovenia është vendi i ardhshëm që do të marrë presidencën e BE. Në disa ditë veprimtari diplomatike, kreu i VMRO DPMNE do të takohet gjithashtu me përfaqësues të partisë kroate në pushtet HDZ.

Partia theksoi se takimet do të përdoren për lobim aktiv për interesat shtetërore të Maqedonisë, kryesisht zhbllokimin e rrugës për në Bashkimin Evropian që është bllokuar nga vetoja bullgare, si dhe ngërçin që ka vendi në drejtim të reformave.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet lokale më 3, 10 ose 17 tetor

D J

Janë regjistruar 485 shkelje për mosmbajtje të maskës

D J

Disa lagje të Tetovës tashmë tre ditë pa ujë

D J

Zaharieva: Nuk ka forcë para së cilës do të dorëzohemi, BE nuk është Jugosllavi

D J

Në Shkup janë sanksionuar 193 shoferë, 29 prej tyre kanë qenë pa patent shoferi

D J

Sistem të navigacionit për automjetet e Ndihmës së shpejtë mjekësore në Shkup, donacion nga Stopanska banka

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...